Të ardhurat totale për një person nga familja në Bullgari gjatë tremujorit të dytë të vitit 2019 janë 791 euro. Kundrejt së njëjtës periudhë të vitit 2018 kjo është një rritje me 4.9%, njoftoi statistika kombëtare. Njëkohësisht shpenzimet e përgjithshme shtëpiake për një njeri nga familja shtohet me 5,3%, deri më 717 euro. Në strukturën e të ardhurave një pjesë më të lartë relative ka rroga. Ajo formon 57.8% nga të ardhurat e bullgarëve. Pasojnë pensionet - 27.6% dhe të ardhurat nga vetëpunësimi - 6.2%. Në strukturën e shpenzimeve të përgjithshme me një pjesë më të madhe relative janë paratë e dhëna për ushqim - 31.4%, të pasuar nga shpenzimet për banesë - 15.5%, taksat dhe sigurimet sociale - 14.2% dhe shpenzimer për transport dhe komunikim - 11.7%.
Mbi 20 artistë nga Bullgaria, Gjermania, Italia, Holanda, Franca dhe Republika Çeke do të marrin pjesë në edicionin e tretë të festivalit Sofia Experimental nga 5 deri më 9 nëntor. Në serinë e koncerteve, leksioneve, prezantimeve dhe punëtorive..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°C, ndërsa në Sofje rreth 7°C. Gjatë ditës , vranësirat do të mbeten të dendura; në disa zona, kryesisht në Bullgarinë Juglindore dhe në rajonet malore, do të ketë reshje të lehta..
Presidenti Rumen Radev ua dorëzoi flamurin kombëtar pjesëmarrësve në Ekspeditën e 34-të Bullgare në Antarktidë. Në një ceremoni në Presidencë, flamuri u pranua nga kreu dhe doajen i studimeve bullgare në kontinentin e bardhë, Prof. Hristo..
Në vitin 2024, 8.2% e personave të moshës 18 vjeç e lart që deklaruan se punonin (të punësuar ose të vetëpunësuar) në BE ishin në rrezik varfërie, sipas..
Bullgaria mbështetet te përpjekjet e konsujve të nderit nga e gjithë bota në vendin tonë për të kontribuar në hapjen e partneriteteve të reja në..
Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese që synojnë përfshirjen e qytetarëve që nuk i përkasin popullit shumicë, siç..