Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Që nga sot në qendër të Sofjes mund të merren me qira skuterë elektrikë

Foto: Ani Petrova

Që nga sot në Sofje  është e mundur të merren me qira 154 skuterë elektrikë në rreth 200 vende për parkimin e tyre falas, shpalli kryetarja e bashkisë së kryeqytetit Jordanka Fandëkova. Fushata një “Udhëtim i përbashkët” është një nga masat për përmirësimin e cilësisë së ajrit në Sofje, ku ndotësi bazë është trafiku i automobilave. Çdonjeri në moshën mbi 18 vjeç mund të hapë skuterin, i cili pret në ndonjë nga vendet për parkim. Ai pas kësaj lihet në ndonjë vend tjetër të posaçëm sipas dëshirës së përdoruesit. Pagimi  mund të bëhet përmes një karte kredie ose PayPal. Distanca maksimale, të cilën mund ta kalojë skuteri është rreth 25-30 kilometra. Me insistim të zonjës Fandëkova shpejtësia maksimale është e kufizuar deri më 20 kilometra në orë.







Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Ministria e Punës dhe Politikës Sociale

Mbështetja për më të pambrojturit do të mbetet

Fondet do të gjenden për të dyja procedurat – “Drekë e nxehtë” dhe “Kujdes në shtëpi”, të cilat janë ndër masat më të kërkuara për të mbështetur shtresat më të cenueshme. Ministri i punës dhe politikës sociale, Borisllav Gucanov, gjatë kontrollit..

botuar më 25-02-28 5.09.MD

Bullgarët duan më shumë rregull dhe disiplinë në shkolla

Një sondazh i pavarur i Agjencisë Sociologjike "Mjara" tregon një qëndrim serioz restriktiv, madje edhe represiv të shoqërisë bullgare në lidhje me çështjet aktuale të arsimimit dhe edukimit shkollor. Ajo u mbajt në periudhën 29 - 31 janar 2025 mes..

botuar më 25-02-28 1.14.MD

Zyra e Prokurorit Publik Evropian akuzoi dy bullgarë për mashtrim për mijëra euro

Prokuroria Evropiane në Sofje ngriti akuza kundër dy bullgarëve të dyshuar për mashtrim për 66 750 euro me para nga Fondi Social Evropian dhe bashkëfinancim shtetëror, njoftoi korrespondentja e BNR në Bruksel, Angelina Piskova. Sipas hetimeve,..

botuar më 25-02-28 12.16.MD