Të dhënat e “Gallup International” prej një sondazhi ndër popullsinë e moshës mbi 18 vjeçe të Bashkisë së Sofjes për tema aktuale sociale dhe politike tregojnë se 46% e të intervistuarve mendojnë se Sofja zhvillohet më tepër keq, ose shumë keq gjatë disa viteve të fundit. 18 % janë të mendimit se Sofja zhvillohet më tepër mirë, ose shumë mirë. Pak mbi 1/3 janë të mendimit se kryeqyteti lëvizet me tempe mesatare të zhvillimit. Përparësitë më të mëdha të Sofjes sipas të anketuarve janë sipërfaqet e gjelbra (22%), transporti (15%), mundësitë për realizim (13%) dhe urbanizimi në përgjithësi (10%).Ndër përgjigjet e tjera të të anketuarve janë qasja te ngjarjet kulturore, infrastruktura etj. Problemet më të mëdha të Sofjes sipas kryeqytetasve të intervistuar janë çështjet e pazgjidhura të infrastrukturës së qytetit (13%), ndërtimi i tepërt (12%) dhe ndotja e ajrit (10%). Gjysma e të intervistuarve pohojnë se janë të kënaqur për punën e Jordanka Fandëkovës si kryetare e Bashkisë së Sofjes, 37% nuk janë të kënaqur, ndërsa 13% nuk mund të japin vlerësim.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..