Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qeveria dha lejë për lidhjen e marrëveshjes për hua për ndërtimin e lidhjes së gazit me Greqinë

Foto: EPA/BGNES

Qeveria e autorizoi Ministrin e Financave për të nënshkruar me Bankën Evropiane të Investimeve një marrëveshje për një hua të garantuar shtetërore për ndërtimin e lidhjes mes sistemeve kombëtare të Bullgarisë dhe të Greqisë për shpërndarjen e gazit. Investimet e parashikuara në projekt kapin shumën 240 mln euro pa TVSH-në. Lidhja do të ketë një rol strategjik për arritjen e një diversifikimi real të burimeve për furnizim të gazit natyror për Bullgarinë dhe Evropën Juglindore. Si pjesë e zhvillimit të Korridorit Jugor të Gazit lidhja do t’u sigurojë Bullgarisë dhe vendeve të tjera fqinje akses tek furnizimet alternative nga Regjioni Kaspik, si dhe te terminalet e tanishme dhe të ardhshme për gaz të lëngëzuar natyror.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Universiteti i Sofjes merr përsipër presidencën e aleancës “Transform4Europe” për një vit

Në një ceremoni në Universitetin "Vytautas Magnus" në qytetin lituanez të Kaunasit, rektori i Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski”, Prof. Georgi Vëllçev, pranoi sipas parimit të rotacionit presidencën e aleancës ndërkombëtare universitare..

botuar më 25-10-23 9.01.PD

Parashikimi i motit për 23 tetorin 2025

Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°C, ndërsa në bregdetin e Detit të Zi nga 13 deri në 16°C; në Sofje – 7°C. Në mëngjes , në disa ultësira dhe lugina, dukshmëria do të jetë e kufizuar për shkak të mjegullës ose..

botuar më 25-10-22 7.35.MD
Kostadin Angellov

Mjekët e rinj do të marrin rritjen e dëshiruar të pagave të tyre

Në nivel koalicioni, kemi vendosur të plotësojmë kërkesat e paraqitura nga mjekët e rinj në lidhje me nivelet e pagave, tha në një takim të Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë kryetari i tij Kostadin Angellov, njoftoi gazetarja e BNR-së Milla..

botuar më 25-10-22 5.11.MD