Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Oggie Marinski na tregon për muzikën, zjarrin dhe shpirtin e Ibizës

Oggie Marinski ka shkuar në Ibizë për pak, por ende është atje – tashmë 10 vjet. Silueta e tij me kitarë në duar shihet në sfondin e qiellit të zjarrtë mbi ishull. Përveç se merret me muzikë Oggie Marinski vallëzon shumë mirë edhe me zjarrin. Prandaj shpeshherë mund ta shihni në ndonjë shou të zjarrtë. Meqenëse vallet me poi (një top i lidhur në një litar, që përdoret në numrat me zjarr zhonglerëve) nuk janë të njohura në Bullgari, e pyetëm se si e ka gjetur zjarri.

“Është një histori e gjatë – buzëqesh Oggie. – Përveç se kam jetuar 10 vjet në Spanjë, kam qenë edhe 15 vjet në Kinë. Faktikisht çdo gjë filloi atje. Banoja në Kinë dhe udhëtoja deri në Tajlandë. Atje i pashë se si vallëzonin nëpër ishuj dhe u mahnita. I thash vetes se nuk do ta mësojë kurrë këtë valle. Mirëpo, pas disa vitesh një djalë më tregoi elemente të valleve me zjarrin. Fillova t’i praktikoja. Unë jam fanatik në gjithçka, e them këtë seriozisht. Dy tre vjet stërvitesha në shtëpi. Një herë i tregova një mikut tim kinez se çfarë kam mësuar dhe ata filluan të më ftojnë në shfaqje të ndryshme. Kështu fillova.”

Ja se çfarë na tregoi Oggie për ndjenjën kur i nënshtrohesh zjarrit: “Njerëzit mendojnë se është e rrezikshme, sepse zjarri është një stuhi. Edhe unë mendoja kështu dhe në fillim kisha frikë. Në fakt, kur ke kontroll, nuk është rrezikshëm, vetëm kështu duket. – buzëqesh ai. – Derisa e bëj shoun, unë bie në trans. Edhe për mua, edhe për publikun koha është diçka subjektive. Gjithçka vazhdon 10 minuta, ndërsa ndjenja është se ka vazhduar gjysmë orë.”

Oggie Marinski ka shkuar në Kinë si student në Filologjinë Kineze në Bullgari, por pas kësaj i ka braktisur studimet filologjike dhe shumë vite me radhë ka punuar si agjent i pasurive të patundshme. Vendi aziatik ka ndryshuar para syve të tij.

“Kina e vjetër tashmë nuk ekziston, ajo Kinë që e njohim nga librat dhe filmat. Ajo u bë si Amerika, madje diçka më shumë se Amerika. Dhe pas Lojërave Olimpike në Pekin u nisa” – tha Oggie. Atëherë ai ka gjetur një Tokë tjetër të Premtuar – Ibiza. Atje bashkë me vallet me zjarrin në jetën e Oggie u kthye prapë muzika. Ajo kishte hyrë në jetën e tij që kur ishte fëmijë, kur gjysha e tij e mësonte për të luajtur në harmonikë Kur ishte në moshën 10 vjeçe Oggie filloi t’i bjerë kitarës. Sot ai interpreton muzikë klasike, rok, flamenko, megjithëse thotë: “Nuk e mbaj në zemrën time. Flamenkoja është një mënyrë të menduari dhe jetese.”


Meqenëse Ibiza është Meka e muzikës elektronike ajo gjithashtu e tërheq. Supozon se projekti i tij i ardhshëm do të jetë pikërisht në këtë stil. Ai ka shfaqje në klube të ndryshme, në festa, ose thjeshtë kur dielli perëndon në pjesën perëndimore të ishullit. Por pavarësisht se çfarë muzike interpreton, nuk mund të mos ketë frymëzim, ndërsa frymëzimi për çdo krijues është diçka individuale.

“Frymëzimi vjen nga vetë interpretimi – thotë Oggie. –Kur filloj të interpretoj muzikë unë nuk ka frymëzim, ai vjen gradualisht. Sigurisht që ajo vjen dhe nga jeta e jashtme – natyra, përshtypjet nga bota. Jam fatlum të jem në një vend të tillë, sepse në Ibizë ka ngjyra më të ndryshme. Këtu ka shumë burime frymëzimi.”

Çdonjëri, i cili ka qenë në Ibizë do që të kthehet përsëri, na siguron Oggie Marinski. Për turistët ky ishull është për dëfrime, për të tjerët – diçka më e ndryshme. “Këtu gjithçka është shumë e vogël, të gjithë njihen njëri tjetrin. Po flas për njerëzit, të cilët banojmë këtu. Kur turistët largohen, mbetet shpirti i Ibizës”, thotë Oggie. Cilat janë prioritetet e tij në jetë dhe çfarë e provokon që të lëvizë përpara?

“Gjëja e parë që më vjen ndër mend është liria. Liria për të ndjekur veten time, instinktin tim të brendshëm, jo atë të shoqërisë dhe jo atë të miqve të mi. Nuk më interesojnë këshillat e të tjerëve. Prandaj gjatë disa viteve të fundit u mbylla pak – na tregon Oggie. - Jashtë ka shumë zhurmë. Tani jetoj vetëm në pyll dhe e dëgjoj atë që është brenda meje. Në këtë mënyrë përpiqem të ndjek sa më shumë vetveten time të brendshme. Për mua këto janë vlerat më të mëdha në jetë.”

Foto: arkiv personal

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Drejtori i Përgjithshëm i BNR Milen Mitev ia dorëzoi çmimin Sonja Jonçevës

Sonja Jonçeva mori çmimin e BNR "Muzikanti i Vitit"

Këngëtarja e operës Sonja Jonçeva mori çmimin "Muzikanti i Vitit" të Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u zgjodh nga dëgjuesit në aketimin kombëtar të organizuar nga programi për muzikë klasike “Allegro vivace” të programit “Horizont”. Drejtori i..

botuar më 24-12-02 6.34.MD

"Së bashku" në një duet të papritur

Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të përbashkët "Së bashku". Edhe pse ka ndryshim në eksperiencën e grumbulluar, zërat e të dyve..

botuar më 24-12-02 8.10.PD

"Dera e kyçur" – vepra më e re e këngëtarit Todor Gaxhallov

Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe sfidat e veta. "Kjo është një histori për rrugën e ngjitjes - e vështirë, por plot shpresë...

botuar më 24-11-29 8.35.PD