Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

MPJ: Zjarrvënësit e flamurit bullgar në Melburn duhet të mbajnë përgjegjësi

Godina e MPJ-së në Sofje
Foto: BGNES

Ministria bullgare e Punëve të Jashtme insistoi para autoriteteve në Australi që të kërkohet përgjegjësi nga pjesëmarrësit në djegien e flamurit bullgar në Melburn. Incidenti ndodhi gjatë protestave kundër Marrëveshjes së Prespës. Me urdhër të Zv.Kryeministres dhe Ministres së punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva i ngarkuari i përkohshëm me detyrën e Ambasadorit të Bullgarisë në Australi Petër Nikollaev ka kërkuar takim të lidhur me këtë çështje në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë.

Marrëveshja e Prespës është marrëveshje dypalëshe ndërmjet Greqisë dhe Republikës së Maqedonisë, të arritur me ndihmën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Në përputhje më të shteti i dytë ndryshoi emrin e vet që aktualisht është Republika e Maqedonisë së Veriut. Zgjidhja e kontestit shumëvjeçar greko-maqedonas për emrin e Maqedonisë së Veriut mundësoi fillimin e negociatave për aderimin e vendit në NATO dhe në BE.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ditët e Kulturës Turke në Ballçik

Më 22 dhe 23 nëntor në Qendrën Kulturore "Pallati" në Ballçik do të zhvillohen Ditët e Kulturës Turke. Eventi nën moton "Drejtime Turqia" po mbahet me pjesëmarrjen e institucioneve kulturore nga vendi.  Ndër pjesëmarrësit janë qendra kulturore..

botuar më 25-11-22 5.05.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 9 deri në 14°, në Sofje – rreth 9°. Në mëngjes do të ketë mjegull dhe shikueshmëri të dobësuar mbi ultësirat dhe fushat në Bullgarinë Perëndimore. Gjatë ditës do të ketë vranësira të..

botuar më 25-11-21 7.35.MD

Sofja po përgatitet për të pritur Asamblenë e 66-të të Përgjithshme të PABSEC

Pres që në Sofje parlamentarët nga shtetet anëtare të Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (PABSEC) të marrin vendime largpamëse, me të cilat do të mbështesin bashkëpunimin dhe zhvillimin e vendeve të rajonit të Detit të Zi...

botuar më 25-11-21 6.48.MD