Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sofja po përgatitet për të pritur Asamblenë e 66-të të Përgjithshme të PABSEC

Foto: Zyra e Shtypit e Kuvendit Popullor

Pres që në Sofje parlamentarët nga shtetet anëtare të Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (PABSEC) të marrin vendime largpamëse, me të cilat do të mbështesin bashkëpunimin dhe zhvillimin e vendeve të rajonit të Detit të Zi. Këtë e theksoi kryetarja e Kuvendit Popullor, Raja Nazarjan, në një takim me sekretarin e përgjithshëm të PABSEC, Asaf Haxhiev. I ftuari ndodhet në Bullgari me rastin e Asamblesë së 66-të të Përgjithshme të organizatës, mikpritës i së cilës nga 23 deri më 25 nëntor 2025 është Kuvendi Popullor.

Kryetarja e parlamentit, Raja Nazarjan, shprehu kënaqësi për dialogun e shkëlqyer midis Kuvendit Popullor dhe PABSEC.

Në një takim gjatë shtatorit midis Ministrit të Punëve të Jashtme Georg Georgiev dhe sekretarit të përgjithshëm të BSEC Asaf Haxhiev, theksi kryesor ishte presidenca e parë në historinë e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik të Detit të Zi, njëkohësisht në dimensionin ekzekutiv dhe parlamentar, të cilën Bullgaria e merr përsipër – përmes MPJ-së dhe Kuvendit Popullor.

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: Zyra e Shtypit e Kuvendit Popullor




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 9 deri në 14°, në Sofje – rreth 9°. Në mëngjes do të ketë mjegull dhe shikueshmëri të dobësuar mbi ultësirat dhe fushat në Bullgarinë Perëndimore. Gjatë ditës do të ketë vranësira të..

botuar më 25-11-21 7.35.MD

Po investojmë 115 milionë euro në infrastrukturën e sigurt të komunikimeve satelitore

Ministria e Inovacionit dhe Rritjes do të investojë gati 115 milionë euro në vitin 2026 në një infrastrukturë kombëtare për komunikime të sigurta satelitore dhe në projekte të përbashkëta midis biznesit dhe rretheve akademike. Fondet do të shpërndahen..

botuar më 25-11-21 5.40.MD

Parlamenti miratoi buxhetin e vitit 2026 në lexim të parë

Pavarësisht kritikave të ashpra, parlamenti miratoi në lexim të parë kornizën financiare të vitit të ardhshëm. Projektbuxheti i vitit 2026 mori mbështetjen e deputetëve nga GERB-SDS, "BSP - E Majta e Bashkuar", "Ka një Popull i tillë" (ITN), DPS -..

botuar më 25-11-21 5.11.MD