Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Takohet në Sofje Grupi Evropian i Ekspertëve për Murtajën Afrikane të Derrave

Bojko Borisov (majtas) dhe Vityanis Andryukitis
Foto: БТА

Grupi i përhershëm i ekspertëve mbi murtajën afrikane të derrave në Evropë po zhvillon takimin e vet të 14-të vjetor në Sofje. Për të marrë pjesë në forum në Sofje po ndodhen Komisioneri i BE për shëndetin dhe sigurinë e ushqimit Vityanis Andryukitis dhe Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve (OIE) Monique Eloit.

Në takimin e tij me Komisionerin Evropian, Kryeministri Bojko Borisov tha se Bullgaria po zbaton plotësisht të gjitha masat për të frenuar sëmundjen dhe pret që Komisioni Evropian të fillojë rimbursimin e shpenzimeve të bëra. Duke theksuar se sëmundja tashmë është një problem global, Kryeministri shprehu besimin se takimi i ekspertëve në Sofje do të kontribuojë për zhvillimin e një Strategjie Globale për Kontrollin dhe Asgjësimin e Murtajës Afrikane të Derrave në të gjithë botën. ​




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkalla e papunësisë në Bullgari mbetet e ulët

Agjencia e Punësimit raportoi një treg pune të qëndrueshëm për shtatorin, dhe shkalla e papunësisë së regjistruar mbetet e ulët - 5.06 për qind, krahasuar me 5.2 për qind në gusht. Me ndërmjetësimin e zyrave të punës, 17 mijë persona filluan punë në..

botuar më 25-10-19 10.15.PD

Kopshti Zoologjik i Sofjes merr pjesë në Programin e Ruajtjes së Leopardit të Borës

Kopshti Zoologjik i Sofjes ka një banor të ri - një leopard bore (Panthera uncia) mashkull 11-vjeçar, raportoi BNT. Ai vjen nga Kopshti Zoologjik Nordens Ark, i vendosur në rajonin Bohus, Suedi, dhe quhet Araatan. Disa kohë më parë,..

botuar më 25-10-18 5.05.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 13°, në Sofje - 9. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me re dhe në shumë vende do të ketë shi. Do të ketë ndërprerje të përkohshme të vranësirave mbi rajonet jugore të vendit. Gjatë natës nga..

botuar më 25-10-17 7.35.MD