Grupi i përhershëm i ekspertëve mbi murtajën afrikane të derrave në Evropë po zhvillon takimin e vet të 14-të vjetor në Sofje. Për të marrë pjesë në forum në Sofje po ndodhen Komisioneri i BE për shëndetin dhe sigurinë e ushqimit Vityanis Andryukitis dhe Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve (OIE) Monique Eloit.
Në takimin e tij me Komisionerin Evropian, Kryeministri Bojko Borisov tha se Bullgaria po zbaton plotësisht të gjitha masat për të frenuar sëmundjen dhe pret që Komisioni Evropian të fillojë rimbursimin e shpenzimeve të bëra. Duke theksuar se sëmundja tashmë është një problem global, Kryeministri shprehu besimin se takimi i ekspertëve në Sofje do të kontribuojë për zhvillimin e një Strategjie Globale për Kontrollin dhe Asgjësimin e Murtajës Afrikane të Derrave në të gjithë botën.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje - 7°. Në orët e mëngjesit, do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta në vende të ndryshme në Fushën e Danubit dhe në pjesën perëndimore të Ultësirës së Epërme Trake. Gjatë..
Rumen Radev njoftoi se nga 20 tetori i këtij viti do të udhëtojë për punë me makinën e tij personale. "Kur të miratojnë një ligj që i detyron njerëzit të bëjnë punë shtetërore me makina personale, unë do të jem në solidaritet me ta", e justifikoi ai..
Ambasadori sllovak Vasil Grivna u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme për deklaratat zyrtare të bëra nga Presidenti sllovak Peter Pellegrini gjatë vizitës së tij në Shkup më 14 tetor. Deklaratat kishin të bënin me vlerësime të papranueshme të bëra..
Agjencia e Punësimit raportoi një treg pune të qëndrueshëm për shtatorin, dhe shkalla e papunësisë së regjistruar mbetet e ulët - 5.06 për qind,..