Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Importi i frutave dhe perimeve në Bullgari është duke u rritur

Foto: EPA/BGNES

Sipas prodhuesve bujqësorë 80% prej frutave dhe perimeve në tregun bullgar vijnë nga jashtë. Domatet, specat dhe kastravecët janë prodhuar kryesisht në Turqi, Greqi, Poloni dhe Maqedoni. Vetëm për 5 muajit e parë të viti 2019 janë importuar 141 600 tonë perime të freskëta, tregojnë të dhënat e Ministrisë së Bujqësisë. Pavarësisht se importuesit paguajnë taksa doganore domatet e tyre janë më të lira në krahasim me ato bullgare, sepse prodhuesit agrarë në vendet përkatëse eksportuese nga vijnë ato marrin subvencionime më të larta. 18% është rritja vjetore e importit të domateve për 5 vitet e fundit, tregon analiza e Qendrës së Studimeve Ekonomike në Bujqësi. Për të njëjtën periudhë 14% është rritja e importit të specave, dhe 10% - ajo e kastravecëve.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Njësia 6 e Centralit Atomik “Kozlloduj” do të mbyllet për mirëmbajtje të planifikuar vjetore

Mirëmbajtja e planifikuar vjetore e Njësisë 6 të centralit atomik “Kozlloduj” do të fillojë sot, 25 tetor, dhe pritet të zgjasë deri në fillim të dhjetorit, njoftoi centrali bërthamor. Gjatë mbylljes, do të kryhet mirëmbajtje gjithëpërfshirëse..

botuar më 25-10-25 5.40.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje – rreth 6°. Gjatë ditës , në pjesën veriore të Bullgarisë do të ketë periudha me shpërndarje dhe pakësim të vranësirave, por pasdite ato sërish do të shtohen dhe në mbrëmje..

botuar më 25-10-24 7.35.MD

Zheço Stankov: Janë siguruar karburante deri në fund të vitit

Karburantet për tregun vendas janë siguruar plotësisht deri në fund të vitit, informoi Ministri i Energjisë Zheço Stankov në lidhje me vendimin e Shteteve të Bashkuara për të vendosur sanksione kundër Lukoil. Ai siguroi se tregu do të monitorohet me..

botuar më 25-10-24 5.22.MD