Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

E ndihmojnë turizmin me hapjen e një specialiteti për udhërrëfyes

Foto: BGNES-arkiv

Mungesa e kuadrove në fushën e turizmit është shkaku për hapjen e një specialitetit të ri në Kolegjin e Turizmit pranë Universitetit të Burgasit. Që nga ky vit e këtej atje do të përgatiten udhërrëfyes. Ata do të mësojnë teori të veprimtarisë së turoperatorëve, por do të kenë dhe mësime praktike. Studimet e udhërrëfyesve do të vazhdojë 3 vjet, ndërsa theksi do të jetë tek përvetësimi i aftësive praktike. Tashmë është fakt dhe marrëveshja e parë për veprimtari të përbashkët me një objekt konkret turistik – kjo është Bashkia Sredec, në territorin e së cilës ndodhet qyteti antik i Mesjetës “Deultum”. Aktualisht ky është rezervat arkitekturor, i njohur si kolonia më e vjetër romake në trojet bullgare.Deultum Foto: arkiv




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Plovdiv me një atraksion të ri – një orë antike uji mat kohën në Sahat Tepe

Në majën e kodrës Sahat Tepe në Plovdiv , këto ditë u përurua një orë e lashtë uji – klepsidër, e rikonstruktuar sipas modeleve antike. Kjo është e vetmja orë e tillë e vendosur në ambient të hapur në Bullgari, dhe tashmë është atraksioni më i ri..

botuar më 25-10-05 7.10.PD

Uji mineral dhe turizmi – burimi i jetesës në qytetin Devin sot

Devin - "qyteti i ujërave minerale", ndodhet në një nga rajonet më piktoreske të Bullgarisë - i fshehur në pjesën jugperëndimore të vargmalit më të gjerë bullgar, Rodopet, përgjatë lumit Vëça. Në afërsi të tij ndodhen dhjetëra monumente natyrore..

botuar më 25-09-30 7.15.PD

Përtej reve – shkëmbinj dhe balona sërish në një kërcim magjik mbi Bellogradçikun

Bellogradçiku dhe shkëmbinjtë e tij të famshëm botërisht janë sërish skena e një spektakli magjik. Për pesë fundjava radhazi – nga 19 shtatori deri më 19 tetor – qyteti është mikpritës i edicionit të pestë të Festivalit të Balonave. Pritet që mbi 5 mijë..

botuar më 25-09-27 9.10.PD