Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Papunësia në Bullgari mbetet në një nivel rekord të ulët

Foto: arkiv

Papunësia në Bullgari gjatë muajit gusht është 5,3% dhe mbetet e pandryshuar kundrejt muajit të mëparshëm, njoftuan nga Agjencia e Punësimit. Mbi një bazë vjetore llogaritet një pakësim 0.3%. Në fund të muajit gusht të papunët e regjistruar në zyrat e punës janë 172 643 veta. Në krahasim me të njëjtin muaj të vitit 2018 ata janë 11 319 më pak. Të papunët e rinj të regjistruar gjatë muajit gusht janë 21 645. Punë të re kanë filluar 14 512 të papunë. Vendet e lira të punës që janë deklaruar janë 17 244. Dy të tretat prej tyre janë në sektorin privat. Kërkohen kuadro kryesisht në industrinë e prodhimit, në arsim, në administratë, tregti, në fushën e shërbimeve dhe specialistë në industri.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgarët u evakuuan nga Libani me aeroplan qeveritar, pritet një fluturim i ri

Një pjesë e bullgarëve në Liban u evakuuan me aeroplanin qeveritar Airbus mbrëmjen e së hënës. Në grupin e parë, që numëron 89 persona, janë kryesisht familje, nëna me fëmijë dhe të moshuar. Ata u pritën nga kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev...

botuar më 24-10-01 9.43.PD
Ministri Vlladimir Malinov

Vënë në funksion tregtar terminalin e gazit të lëngshëm në Aleksandropolis

Sot pritet nisja tregtare e terminalit për gaz të lëngëzuar natyror në Aleksandropolis të Greqisë. Lidhja tashmë është testuar me sukses me vëllime reale të gazit natyror për të siguruar funksionim pa probleme. Hapja ishte planifikuar për në..

botuar më 24-10-01 6.15.PD

Parashikimi i motit për 1 tetorin

Ditën e martë do të mbajë mot me diell në pjesën më të madhe të vendit. Në rajonet verilindore dhe në Detin e Zi vranësirat do të jenë të ndryshueshme dhe vende-vende do të ketë reshje shiu. Moti mbetet me erë. Temperaturat minimale do të lëvizin..

botuar më 24-09-30 7.30.MD