Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dënime të drejta për krime të rënda kërkojnë protestuesit

Foto: BGNES

Dënime të drejta dhe kufizimin e mundësive për zbutjen e ndëshkimeve për krimet e rënda në rast të pranimit të fajësisë dhe bashkëpunimit me organet hetuese nga ana e kryesit – këtë e kërkuan në një protestë para Kuvendit Popullor të afërmit e viktimave të krimeve të rënda.

Komisioni për Drejtësinë pranë Parlamentit do të shqyrtojë në lexim të parë ndryshimet e Kodit të Procedurës Penale të lidhura me gjykimin e shkurtuar. Propozimet për heqjen e mundësisë që kryesit e krimeve të rënda si vrasja apo dhunimi të marrin dënime të lehtësuara janë parashtruar nga Partia Socialiste Bullgare dhe VMRO-ja. Partia GERB propozon që Gjykata ta ketë të drejtën vetë të gjykojë se si mund të reduktohet dënimi në rast të bashkëpunimit nga ana e kryesit të veprës penale.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria ka një muaj për të reaguar ndaj sanksioneve të SHBA-së kundër Lukoil

Bullgaria ka një muaj deri më 21 nëntor për të vendosur se çfarë do të bëjë me rafinerinë Lukoil Neftohim. Kjo u deklarua nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në hyrje të takimit të liderëve të BE-së në Bruksel. Ai e tha këtë në lidhje me sanksionet e..

botuar më 25-10-23 1.30.MD

Eksportet bullgare të energjisë elektrike garantojnë balancën e energjisë elektrike në Ballkan

Bullgaria mbetet një eksportuese neto e energjisë elektrike dhe një nga shtyllat e sistemit energjetik në Evropën Juglindore. Eksportet e energjisë elektrike tejkalojnë importet me 3.1% në vitin 2024. Sipas këtij treguesi, vendi renditet i 11-ti në..

botuar më 25-10-23 10.14.PD

Një kapiten legjendar bullgar nis një udhëtim të vetëm rreth botës

Kapiteni i anijes me vela në distanca të gjata Svetllozar Tenev u nis nga Varna për një udhëtim rreth botës. Fillimi i lundrimit është në Las Palmas (Ishujt Kanarie, Spanjë), ku do të niset i shoqëruar nga një koleg. Pastaj do të lundrojë vetëm deri..

botuar më 25-10-23 9.51.PD