Ani Polibosjan ka lindur dhe është rritur në Sofje, aty ka mësuar dhe ka përfunduar arsimin e vet, kurse pas kësaj është bërë mësuese në gjimnaz në gjuhën franceze. Pas kësaj jeta e saj u vërtitet kështu që ajo u nis për në Francë, ku krijoi familje. Gjithmonë kthehet në Bullgari, kurse prej 6 vjetëve e këtej zonja Pilibosjan vjen, që të mbetet për një kohë më të gjatë në vendin e paraardhësve të vet dhe të rizbulojë të kaluarën e tyre. Deri këtu historia e saj është fare e zakonshme, e ngjashme me atë të shumë bashkatdhetarëve tanë, të cilët në një ose tjetër mënyrë fillojnë të jetojnë në një vend tjetër.
Por, një ditë ajo vendosi se duhet t’i përkushtojë më shumë vëmendje babait të saj Ovagim Ovagimjan, drugdhendës, poet dhe këngëtar. Ai është nga qyteti Plovdiv. Ka lindur në “Nebet tepe”(një nga shtatë tepetë /kodra/, rreth të cilave është ndërtuar qyteti Plovdiv), mbase prandaj është bërë artist, tregon Ani. Pikërisht në këtë pjesë të qytetit ndodhet vendbanimi historik, ku janë vendosur njerëzit përpara më shumë se 8 mijëvjeçarë. Kodra është e njohur dhe si Kodra e Muzeevit, për nder të trakasit Muzej, një nga nxënësit më të mirë dhe me dhunti më të shumta të Orfeut. E shpallur për një monument të kulturës me një rëndësi kombëtare, kjo pjesë e “tri kodrave” është mes objekteve më të rëndësishme kulturore dhe historike në Bullgari, ku etnoset dhe kulturat e ndryshme kanë lënë gjurmën e vet. Kompleksi arkeologjik akoma mbetet një enigmë për specialistët, të cilët edhe sot po vazhdojnë të zbulojnë sekretet e tij. Historia e pasur dhe fryma e qytetërimeve aty ndihen në çdo një gurë. Ato janë një forcë tërheqëse për banuesit e Plovdivit dhe për miqtë e qytetit, të cilët shpesh sodisin dhe shijojnë bukurinë e pamjes së bukur.
“Kur hip në “Nebet tepe” ndihem pikërisht si në Jerusalem . Koha sikur “ka ngrirë” - nuk ka përpara e nuk ka mbrapa, gjithmonë është e njëjta dhe kjo më gëzon shumë - ve në dukje Ani Pilibosjan. Plovdivi është qyteti më i dashur prej meje dhe unë jam krenare se fisi im është që këtu. Unë e kam kaluar të gjithë fëmijërinë time në këtë qytet. Gjatë pushimeve shkollore vinim në shtëpinë e gjyshes sime, të stërgjyshit. Familja jonë jeton në këtë qytet prej 120 vjetëve. Shpirtin dhe zemrën i kam në Plovdiv. Ngjarjet historike rrodhën kështu që babai im u vendos në Sofje, por shpirti i tij mbeti në Plovdiv. Krijimet e tij të para janë këtu -ikonostaset të cilat i ka punuar gjatë viteve 30 të shekullit të kaluar. Gjatë vitit 1938 ai mori pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Plovdivit.
Punimet, të cilat i krijojnë duart e shkathëta të Ovagim Ovagimjanit janë të shumta, kurse ai vetë përpara se të ndahet me to i regjistroi në fotografi:
Doja që të prezantoja një album me punime të babait tim, por fotografitë e tij nuk ishin me cilësi të mirë. Prandaj u nevojit të nisem nëpër Bullgari, të zbuloj krijimet e tij dhe përsëri të bëj fotografi. Fillimisht fare shkrova një libër në gjuhën franceze, por kjo nuk më kënaqi. Bëra dhe një film.
Premiera e librit, të titulluar “Bota e përsosur e mjeshtrit trakas” dhe filmi janë pjesë e Festave të qytetit të Vjetër në Plovdiv nga data 16 deri më 22 shtator, të përfshira në kalendarin e “Plovdivit - Kryeqyteti Evropian i Kulturës”.
Për mua është një nder i madh të prezantoj librin fillimisht fare në Plovdiv, në qytetin e lindjes, në lagjen e lindjes së babit tim. Shtëpia të cilën ai e ka ndërtuar është e frymëzuar nga stili rilindës i qytetit - me pikturim mural, me çardak. Ai është drugdhendësi i vetëm, i cili ka punuar me një shtresë kaq fine prej sedefi, argjendi dhe bronzi. Veprat e tij të para kanë qenë ikonostase. Kontributi i tij më i madh është në zhvillimin e drugdhendjes në Bullgari. Ai ka pasur dhe një kulturë të lartë për të kënduar. Ati im është laureat i dekoratës shtetërore “Kirill dhe Metodij” për të gjithë veprimtarinë e tij të plotë dhe për mjeshtëri në punën e tij. Ka shkruar dhe vjersha dhe asnjëherë nuk ka qenë indiferent ndaj ngjarjeve të mëdha, të cilat e kanë tronditur shekullin e 20 që nga fillimi deri në fund.
Në Sofje libri për Ovagim Ovagimjan do të prezantohet më 24 shtator në bibliotekën Kombëtare “Kirill dhe Metodij”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Përpiloi: Darina Grigorova
Foto: arkiv personal
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..