Kryeprokurori Sotir Cacarov kërkon hartimin e mekanizmit për kontroll të personave, të cilët marrin shtetasi bullgare për shkak të investimit të bërë në vendin tonë. Sipas tij procedura aktuale u jep mundësi shtetasve të huaj ta përdorin atë vetëm me qëllim marrjen e pasaportës në një vend që është pjesë e Bashkimit Evropian.
Para komisionit të përkohshëm parlamentare të krijuar në lidhje me rastin me shitjet e shtetësisë bullgare nga nëpunësit e Agjencisë Shtetërore për Bullgarët Jashtë Shtetit, Cacarov deklaroi se hetimet e zhvilluara nga Prokuroria dhe nga Agjencia Shtetërore për Sigurinë Kombëtare kanë treguar shumë shkelje dhe mungesën e mekanizmit për kontroll – kështu mjedisi është shumë i përshtatshëm për funksionimin e skemave për shitjen e shtetësisë bullgare.
Sipas Kryeprokurorit problemi mund të zgjidhet në se shtetësia jepet jo vetëm për investim fillestar, por edhe për zhvillimin e këtij investimi pas marrjes së shtetësisë. Varianti tjetër është që të mos ofrohet mundësi e tillë. Prokurori i përgjithshëm propozon që të hartohen rregulla të rrepta për dokumentet, me të cilat përfaqësuesit e minoriteteve bullgare në vendet fqinje provojnë prejardhjen e tyre bullgare.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..