Nëpër botë ka produkte të shumta që përmbajnë acid laktik, por më e fortë është tradita e tyre në Bullgari. Jo rastësisht një nga bakteret kryesore për fermentimin e këtyre produkteve quhet Lactobacillus bulgaricus. Mes kosave më të mirë janë ata nga mali i Rodopeve, përfshi dhe ata të prodhuar në Momçillovci. Aty fillon festivali i radhës (i cili organiziahet që nga vitit 2015 e këtej) i kosit me emër “Festivali i kosit – kultura dhe tradita”. Mes organizatorëve të tij është dhe një kompani kineze /Bright Dairy/. Që nga viti 2008 specialistët e saj studiojnë ndikimin e kosit dhe të mjedisit ekologjik në malin e Rodopeve mbi shëndetin dhe jetëgjatësinë. Programi i festivalit të sivjetshëm është shumë i pasur: Ai përfshin ekspozita, degustime dhe një prezantim në formë konkursi të produkteve – jo vetëm kos, por dhe lloje të ndryshme të djathit dhe të kaçkavallit, të prodhuara në bazë të teknologjive autentike bullgare. Dhe akoma: ekspozita, seminare, një konkurs: “Mbretëresha e Kosit”.... Po kështu, kuptohet, një program i pasur folklorik, befasi të ndryshme dhe dëfrime.
"Gëzimi që shihni në sytë e njerëzve që keni ndihmuar nuk mund të përshkruhet me fjalë, duhet të përjetohet!" Kjo u nda nga Veneta Terzieva dhe Valentin Grigorov në Ditën e Iluministëve të Popullit më 1 nëntor. Të dy kanë ndihmuar bullgarë të..
Nga 1 janari 2026, tarifa për lëshimin e një karte identiteti me një periudhë vlefshmërie prej 10 vitesh për një person të moshës 18 deri në 70 vjeç do të jetë 15.34 euro (30 leva), sipas një Dekreti të Këshillit të Ministrave për ndryshimin e..
Me bekimin e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare, në faqen zyrtare të Patrikanës që nga data 1 nëntor është i disponueshëm një aplikacion celular për besimtarët. Në versionin e parë, aplikacioni përfshin seksione kryesore si: “Bibla –..