Autoritetet bullgare dhe franceze zbuluan një rrjet për trafikim të qenieve njerëzore dhe për eksploatim pune. Në Francë janë arrestuar tre bullgarë dhe një shtetas francez. Ata kanë organizuar trafikim të punëtorëve në rajonin e qytetit Lion.
167 bullgarë të analfabetë nga Bullgaria Veriperëndimore janë punësuar për të mbledhur rrush. Veprimtaria ilegale është zhvilluar krahas një biznesi të ligjshëm. Personat e punësuar me kontrata pune në një shoqëri tregtare bullgare janë dërguar me shërbim në Francë. Ata kanë nënshkraur kontrata me shoqërinë bullgare në gjuhë të huaj, pa kuptuar përmbajtjen e tyre, por me premtime për pagesa 60 euro për ditë. Pjesa më e madhe e këtyre parave është përvetësuar nga shoqëria.
Larja e parave të pista është kryer nëpërmjet veprimtarisë tregtare dhe investimeve në prona të patundshme në Francë.Familjet bullgare evidentojnë rritje të të ardhurave dhe shpenzimeve gjatë tremujorit të dytë të vitit 2025. Mesatarisht, të ardhurat totale tremujore për person janë 3620 leva (1850 euro), që përfaqëson një rritje prej 12.6% krahasuar me të njëjtën..
Të papunë gjatë tremujorit të dytë të vitit 2025 janë 110.5 mijë vetë, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Prej tyre, 60.8 mijë (55.0%) janë burra dhe 49.7 mijë (45.0%) gra. Shkalla e papunësisë është 3.6%, ose 0.7% më e ulët krahasuar me..
Në vendin historik Petrova Niva në malin e Stranxhës, sot do të shënohet 122-vjetori i Kryengritjes së Ilindenit. Ceremonia zhvillohet nën patronazhin e Presidentit të Republikës, dhe në të do të marrë pjesë edhe Presidenti Rumen Radev, njoftoi zyra e..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 14 deri në 22°C, në Sofje – rreth 17°C. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell, por pasdite..
Çmimet duhet të shënohen në mënyrë të qartë me të njëjtën madhësi shkronjash për të dyja monedhat, me shenja dalluese që janë të kuptueshme për..
Në vendin historik Petrova Niva në malin e Stranxhës, sot do të shënohet 122-vjetori i Kryengritjes së Ilindenit. Ceremonia zhvillohet nën patronazhin e..