Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Protesta kundër lirimit të parakohshëm të australianit Jock Polfreeman të dënuar për vrasje

Foto: BGNES

Vendimi gjyqësor për lirimin e parakohshëm të australianit Jock Polfreeman i cili ka qenë i dënuar  20 vjet burg shkon për shqyrtim në Inspektoratin Gjyqësor. Kjo u vendos nga trupi gjykues i Këshillit të Lartë Gjyqësor. Vendimi për lirimin e Polreeman-it  i Gjykatës së Apelit të Sofjes  ishte kritikuar nga përfaqësuesit  e grupeve të ndryshme parlamentare. Kundër tij organizuan protesta dhe partitë nacionaliste me kërkesë për verifikim të gjykatësve mbi paanshmërinë dhe pavarësinë e tyre.

Australiani vuan dënim nga viti 2007 për vrasjen e studentit Andrej Monov në qendër të Sofjes. Gjatë kohës së qëndrimit të tij në burgun bullgar Polfreeman ka mësuar me shkrim dhe me të folur gjuhën bullgare, ka mbaruar arsim të lartë dhe ka krijuar një organizatë joqeveritare për reformimin e sistemit të burgjeve në Bullgari. 



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 10 tetorin

Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 7°. Gjatë ditës, vranësirat mbi vend do të jenë të ndryshueshme; në disa zona, moti do të jetë kryesisht me diell . Do të ketë vranësira më të konsiderueshme mbi..

botuar më 25-10-09 7.25.MD
Ministri i Bujqësisë Georgi Tahov

Blegtorët kërkojnë dorëheqjen e Ministrit të Bujqësisë Georgi Tahov

Shoqata Kombëtare e Mbarështuesve të Deleve dhe Dhive kërkoi dorëheqjen e Ministrit të Bujqësisë Georgi Tahov dhe drejtorit të Agjencisë së Ushqimit Svetllozar Patarinski për shkak të vonesës së vaksinimit të kafshëve kundër lisë, njoftoi gazetarja e..

botuar më 25-10-09 5.57.MD
Godina e BNB-së

Banka Kombëtare Bullgare bleu 2 tonë ar për adoptimin e euros

Banka Kombëtare Bullgare (BNB) ka blerë 2053.2 kgar, njoftoi faqja e internetit e BNB-së. Blerja u bë pasi më 8 korrik Këshilli i BE-së miratoi një vendim për futjen e euros në Bullgari që nga 1 janari 2026. Transaksionet u kryen në tregjet..

botuar më 25-10-09 2.11.MD