Gjatë vitit 313 Perandori Konstantin i Madh ka imponuar Ediktin e Tolerancës të Milanos, me të cilin e ka njohur krishterimin për një fe të barabartë në Perandorinë Romake. Kanë filluar ndërtime në lavdi të Zotit të krishterë, por për nga madhështia dhe bukuria asnjë tempull nuk ka arritur kishën e episkopisë në Filipopol.
Jo larg nga kisha katolike “Shën Ludovik” dhe sheshi qendror në qytetin Plovdiv (Filipopoli i lashtë) shtrihen mbeturinat e bazilikës më të madhe nga periudha e krishterimit të hershëm nëpër tokat tona. Gërmadhat e saj janë të zbuluara fare rastësisht gjatë viteve 80 të shekullit të kaluar, gjatë ndërtimit të një bulevardi i cili është duhur të kalojë përmes kishës. Pas zbulimit të gjetur, itinerari është i devijuar, kurse objekti mbetet i pastudiuar deri në vitin 2014, kur fondacioni “Amerika për Bullgarinë” vendosi të financojë zbulimin e plotë të bazilikës.
Një nga kompozicionet më të konsiderueshme është i vendosur përpara hyrjes qendrore të bazilikës dhe përbën një pallua shumë të bukur me një bisht të hapur dhe varëse të shpendëve rreth tij. Përveç mozaikëve –janë gjetur dhe elemente arkitekturore nga më të pasurat dhe më të shumta në numër të punuara shumë mirë si kolona, kapitel, çezmë në oborrin e bazilikës.
Kemi dhe dy mbishkrime të gjetura - vazhdon arkitekti. Njëra stellë /pllakë me mbishkrime/ përmban emrat e njerëzve, të cilët kanë marrë pjesë në drejtimin e qytetit. Kurse “Stella e Dionisit” është një nga më të konsiderueshmet dhe më mirë të ruajtura nga kjo kohë në qytetin Plovdiv dhe në rajon. Është e gjatë 2,20 metra dhe e gjerë më shumë se 1 metër. Mbishkrimi shpreh falënderimin ndaj perandorit të 45 qytetarëve të Filipopolit, se i ka shpëtuar nga gotët, të cilët kanë sulmuar qytetin.
Në fund të shekullit të 6 dhe në fillim të shekullit të 7 bazilika fillon të bjerë. Mbase qyteti ka qenë i goditur nga tërmeti, gjë e cila ka shkatërruar shtresën e parë të mozaikëve. Ka qenë i sulmuar dhe nga pushtuesit.
Ka një fragment të gjetur nga një freskë mesjetare, prandaj supozohet se gjatë Mesjetës në vendin e bazilikës është ngritur një kishë e vogël - tregon akoma arkitekti Nikollaj Trajkov. Mjerisht, nga kjo kishë nuk ka mbetur asgjë tjetër. Ndërkaq, këtu është zbuluar një nekropol, në të cilin në po këtë periudhë historike janë varrosur mbi 200 të krishterë.
Dëshmitë e fundit për kishën datojnë nga shekulli i 14, përpara se ai përfundimisht të bjerë në harresë.
Bazilika Episkopale e Filipopolit do të shugurohet zyrtarisht gjatë muajit tetor. Ajo do të kthehet në një qendër të madhe kulturore dhe në të mozaikët e restauruar do të ndahen në dy nivele. Kurse ekspozita do të ndahet në 26 zona tematike, të cilat do të tregojnë të gjithë historinë shtresë më shtresë - me ndihmën e realitetit virtual. Në këtë mënyrë, kur do të qëndroni në një vend të caktuar në godinën moderne, do të mund të shikoni sesi është dukur ajo në bazilikën antike, shton arkitekti.
Foto: plovdivmosaics.org
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..
Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..
Ditën e premte në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Sofje u zhvillua një takim i ngrohtë dhe i përzemërt mes Ambasadores Znj. Inid Milo me studentët dhe profesorët e Gjuhës shqipe në Departamentin e Ballkanistikës të Universitetit të Sofjes “Shën..