Komisionet e industrisë, studimeve dhe kulturës dëgjuan në Parlamentin Evropian Maria Gabriel. Komisioni juridik nuk konsideroi se ka nevojë për shqyrtim për konflikt interesash të lidhur me punën e deritanishme të kandidates bullgare për resorin “Inovacionet dhe rinia”, e cila në përbërjen e vjetër të Komisionit Evropian ishte përgjegjëse për ekonominë digjitale dhe shoqërinë digjitale.
“Në postin e ri do t’i vazhdoj shumë prej nismave të mia në resorin tim të mëparshëm. Do të kërkoj më shumë para për inovacione dhe shkencë, sepse ky nuk është shpenzim, por është investim”, tha Maria Gabriel.
Sipas saj sfida kryesore është ruajtja e pozitës evropiane të lideres në shkencë dhe nënvizoi se Kina është fill pas nesh sa i përket zhvillimit të shkencës dhe po zhvillohet me hapa të mëdhenj. Gabriel përfundoi fjalimin e saj në gjuhën bullgare, duke cituar himin tonë “Shko, o popull i rilindur” – gjë, e cila u duartrokit shumë nga dëgjuesit.
Jetëgjatësia mesatare në vendin tonë po fillon të rritet përsëri dhe arrin 75.6 vjet, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Trendi pozitiv lidhet kryesisht me ndikimin në rënie të pandemisë Covid-19. Për krahasim, jetëgjatësia mesatare në Bashkimin..
Më 22 dhe 23 nëntor në Qendrën Kulturore "Pallati" në Ballçik do të zhvillohen Ditët e Kulturës Turke. Eventi nën moton "Drejtime Turqia" po mbahet me pjesëmarrjen e institucioneve kulturore nga vendi. Ndër pjesëmarrësit janë qendra kulturore..
Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 9 deri në 14°, në Sofje – rreth 9°. Në mëngjes do të ketë mjegull dhe shikueshmëri të dobësuar mbi ultësirat dhe fushat në Bullgarinë Perëndimore. Gjatë ditës do të ketë vranësira të..
Impianti i parë i trajtimit të ujërave të ndotura në fazën e katërt u vu në shfrytëzim sot në fshatin Benkovski, komuna Marica. "Sot po hapim një..
Pres që në Sofje parlamentarët nga shtetet anëtare të Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (PABSEC) të marrin vendime..
Ministria e Inovacionit dhe Rritjes do të investojë gati 115 milionë euro në vitin 2026 në një infrastrukturë kombëtare për komunikime të sigurta..