Sprinterja bullgare Ivet Llallova- Collio e përfundoi garën në finalen e Botërorit të Atletikës në Doha të Katarit në vend të shtete. Kjo ishte gara e tretë finale e 35-vjeçares Ivet Llallova. Vendin e parë në këtë disiplinë e fitoi Dina Asher-Smith me rekord kombëtar (për Britaninë e Madhe) - 21.88 sekonda. Medaljen e argjendtë e fitoi Brittany Brown nga SHBA-ja me arritjen më të mirë në karrierën e saj – 22.22 sekonda. Zvicerania Mujinga Kambundji fitoi të bronztën me rezultat 22.51 sekonda.
Basketbollisti më i mirë bullgar Aleksandër Vezenkov u zgjodh për të dytin vit radhazi si lojtari më i mirë jashtë Shoqatës Kombëtare Amerikane të Basketbollit - NBA në anketën e menaxherëve të përgjithshëm të NBA-së. Ylli i Olympiacos mori 44% të..
Peshëngritësi bullgar Karlos Nasar fitoi Titullin Botëror në kategorinë 94 kg dhe vendosi një rekord të ri botëror në shtytje , duke ngritur 222 kilogramë. Nasar përfundoi i katërti në lëvizjen e parë, ku medalja e artë shkoi për iranianin..
Snowboardistja gjashtëmbëdhjetëvjeçare Malena Zamfirova fitoi çmimin e madh të Komiteteve Olimpike Evropiane për sportistin më të mirë të ri, njoftoi agjencia BTA. “Jemi shumë të lumtur që vajza jonë jashtëzakonisht e talentuar u vlerësua nga të gjitha..