Zgjerimi drejt Ballkanit Perëndimor nuk duhet të neglizhohet nga Bashkimi Evropian. Këtë mendim e ndanë në takimin në Vjenë presidentët e Bullgarisë dhe të Austrisë Rumen Radev dhe Alexandër Van der Belen. Radevi rikujtoi se Bullgaria e përkrah fortë dhe e ka përshpejtuar procesin e integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor, por insistoi që vendet, të cilat hyjnë në Bashkimin Evropian të mos të fusin në bashkësi çështje dhe probleme të pazgjidhura me vendet e tyre fqinje.
Sipas Van der Belen, “në qoftë se bashkësia nuk u kushton vëmendje vendeve nga Ballkani Perëndimor, do të krijohet një vakuum politik, i cili do të plotësohet me të tjerë. Kurse kjo nuk është në interes të Bashkimit Evropian”. Në takim u bë fjalë dhe për migracionin.
Radevi nënvizoi se kjo temë mbetet një sfidë serioze përpara Bashkimit Evropian. Ai deklaroi se prej kohe ka vënë në dukje domosdoshmërinë prej një plani operativ, më në veçanti për shtetet më kufi tokësor, për të cilët rreziku nga rritja e presionit të imigrantëve është më i madh, që të mund Bashkimi Evropian t'i kontrollojë krizat e papritura, por dhe në këtë moment një plan të tillë nuk ka.
Presidentët e Bullgarisë dhe Austrisë bënë thirrje për rivitalizimin e Strategjisë së Danubit dhe për bashkëpunim më aktiv ndërmjet vendeve që ndodhen përgjatë rrjedhës së lumit.
Anija e re e Forcave Detare Bul lgare, fregata “Hrabri”, u hodh në ujë në liqenin e Varnës, nga moli i kantierit detar “MTG – Delfin”. Ndërtimi i anijes modulare shumëfunksionale filloi në vitin 2022. Ajo është e para nga dy anijet që po ndërtohen në..
Ne i bëjmë thirrje Rusisë të ndalojë veprimet e papranueshme të ndërhyrjes në sinjalet satelitore të vendeve evropiane”, kërkojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme në një postim në platformën “X”.Përpara mbledhjes së ardhshme të Këshillit për..
Të martën , temperaturat minimale do të lëvzin nga 8 deri në 13°, ndërsa në Sofje do të jenë rreth 9°. Gjatë ditës reshjet do të përfshijnë gjithë vendin, dhe më të dendura do të jenë në rajonet verilindore dhe në Bullgarinë Qendrore. Pas mesditës,..
Startoi fushata mes të rinjve "Jeta vlen më shumë se pëlqimet". Fushata u nis nga një nga kompanitë e transmetimit të energjisë elektrike në vend. Ideja..
Paga mesatare mujore bruto për korrikun e vitit 2025 ishte 2 570 leva (1 314.02 euro), për gushtin – 2 497 leva (1 276.70 euro), dhe për shtatorin – 2..