Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rumen Radev: Është i domosdoshëm një plan operativ për përballimin e presionit të migrantëve

Foto: BGNES

Zgjerimi drejt Ballkanit Perëndimor nuk duhet të neglizhohet nga Bashkimi Evropian. Këtë mendim e ndanë në takimin në Vjenë presidentët e Bullgarisë dhe të Austrisë Rumen Radev  dhe Alexandër Van der Belen. Radevi rikujtoi se Bullgaria e përkrah fortë dhe e ka përshpejtuar procesin e integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor, por insistoi që vendet, të cilat hyjnë në Bashkimin Evropian të mos të fusin në bashkësi çështje dhe probleme të pazgjidhura me vendet e tyre fqinje. 

Sipas Van der Belen, “në qoftë se bashkësia nuk u kushton vëmendje vendeve nga Ballkani Perëndimor, do të krijohet një vakuum politik, i cili do të plotësohet me të tjerë. Kurse kjo nuk është në interes të Bashkimit Evropian”. Në takim u bë fjalë dhe për migracionin. 

Radevi nënvizoi se kjo temë mbetet një sfidë serioze përpara Bashkimit Evropian. Ai deklaroi se prej kohe ka vënë në dukje domosdoshmërinë prej një plani operativ, më në veçanti për shtetet më kufi tokësor, për të cilët rreziku nga rritja e presionit të imigrantëve është më i madh, që të mund Bashkimi Evropian t'i kontrollojë krizat e papritura, por dhe në këtë moment një plan të tillë nuk ka.

Presidentët e Bullgarisë dhe Austrisë bënë thirrje për rivitalizimin e Strategjisë së Danubit dhe për bashkëpunim më aktiv ndërmjet vendeve që ndodhen përgjatë rrjedhës së lumit. 





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një bienale ndërkombëtare me akuarel mbledh artistë nga 7 vende në Sofje

Nga data 2 deri më 20 tetor, në galerinë "Nuanca" të Sofjes do të mbahet edicioni i tretë i Bienales Ndërkombëtare të Akuarelit. Ekspozita do të prezantojë veprat e 14 artistëve nga 7 vende - Australia, Bullgaria, Italia, Moldavia, Rusia, Tajvani..

botuar më 24-10-02 6.25.PD

Parashikimi i motit për 2 tetorin

Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 dhe 12°, në Sofje 5°. Maksimumi do të jetë nga 19 deri në 24°, në kryeqytet do të jetë 21°. Në zonat e larta të Bullgarisë Perëndimore ka kushte për ngrica në mëngjes. Gjatë ditës do të..

botuar më 24-10-01 6.20.MD

Airbus-i qeveritar evakuoi 80 bullgarë të tjerë nga Bejruti

Grupi i dytë prej 80 bullgarësh që donin të largoheshin nga Libani fluturuan nga Bejruti për në Sofje me Airbusin qeveritar. Avioni pritet të zbresë në Sofje pas orës 19:00. 89 bashkatdhetarë tanët dhe anëtarë të familjeve të tyre janë transportuar..

botuar më 24-10-01 6.03.MD