Kompania BOSCH hapi një qendër të vet inxhinierie në Sofja Teh Park. Atje tashmë janë emëruar 200 specialistë në fushën e teknologjive të informacionit. Ata do të përpunojnë produkte të software-it për industrinë automobilistike. Është planifikuar që deri në vitin 2023 personeli të arrijë mbi 500 inxhinierë. Në hapje Kryeministri Bojko Borisov nënvizoi se në territorin e Sofja Teh Park ndodhet qendra e outsourcingut e Bankës Botërore dhe atje do të punojë një prej tetë super-kompjuterëve të BE-së. Borisov theksoi se Bullgaria po vazhdon të tërheqë investitorë të huaj dhe dha si shembull qendrën e re për shërbime të ndara të grupit financiar belgjian KBC në Varna, ku hapen mbi 300 vende të reja pune.
Kryetari i partisë “Vëzrazhdane”, Kostadin Kostadinov, ka paraqitur një padi në prokurori kundër liderit të GERB-it dhe ish-kyeministrit të Bullgarisë Bojko Borisov me dyshimin për tradhti. Ai i bazon akuzat e tij në një artikull në “Wall Street..
Mjekët e rinj nga nisma “E ardhmja në Bullgari” po protestojnë përsëri. Ata do të mblidhen pasdite para Ministrisë së Shëndetësisë, nga ku do të marshojnë përgjatë Bulevardit “Car Osvoboditell” deri në Sheshin “Orllov Most”. Demonstrata pritet të..
Po zhvillohen negociata për forcimin e mbrojtjes ajrore të Bullgarisë me mjete nga aleatët, bëri të ditur ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov gjatë një dëgjese në komisionin parlamentar për mbrojtje. “U ndërmorën masa parandaluese për forcimin e..
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°, në Sofje - 7°. Gjatë ditës, vranësirat mbi vend do të mbeten kryesisht të..
Viti aktual 2025 është një vit jubilar për Shoqatën Bullgare të Teknologjive të Informacionit, e cila feston solemnisht 30-vjetorin e saj sonte...
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje - 7°. Gjatë ditës, vranësirat do të mbeten të konsiderueshme në pjesën më të..