53% prej të gjitha kurseve të detyrueshme të transportuesve të mallrave do të jenë me mauna pa mallra – kjo do të thotë se ato nuk do të sjellin të ardhura për kompanitë e transportit, përkundrazi – do të gjenerojnë vetëm humbje. 14 000 nëpunës do të humbin punën e tyre deri në vitin 2023, po të hyjë në fuqi paketa “Mobiliteti I” dhe në se pozita e Bullgarisë nuk merret parasysh. Këto të dhëna janë ofruar nga rrjeti global KPMG, pas anketës së zhvilluar në sektorin e transportit, dhe ato ishin prezantuar në Ministrinë e Transportit.
Kompanitë do të duhet të rritin shpenzimet e tyre operative për pushimin e shoferëve jashtë kabinës së kamionit dhe për përdorimin e parkingjeve, për karburante dhe për dieta. Kështu bizneset e vogla nuk do të mund të vazhdojnë të punojnë, kurse të mëdhatë do të zhvendosin selitë e tyre në vende të tjera të BE-së.
12 700 kompani në Bullgari punojnë në sektorin e transportit tokësor. 75% prej tyre janë firma të vogla, të cilat disponojnë me jo më shumë se 5 kamionë. Të punësuarit në to janë 42 500 veta me pagë mesatare mujore 1750 euro. 25 800 automjete bullgare kanë qarkulluar në territorin e Evropës gjatë vitit 2018.
Të martën temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 9°. Në Sofje do të jetë rreth 4°. Para mesditës do të mbajë mot me diell në pjesën më të madhe të vendit. Pas mesditës vranësirat do të shtohen. Në mbrëmje do të ketë reshje shiu në..
Bullgaria do të vazhdojë të ofrojë mbështetje të fuqishme për perspektivën evropiane të Malit të Zi, siguroi presidenti Rumen Radev homologun e tij malazez Jakov Milatoviq, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në vendin tonë. Ai theksoi se..
Është dhjetëfishuar numri i shkeljeve të zonës me emetim të ulët në qendër të Sofjes, ku u ndalua hyrja e makinave të kategorisë së parë dhe të dytë, tha kryetarja e Bashkisë së Sofjes për ekologji, Nadezhda Bobçeva. Zona u aplikua për muajt..
Më 10 mars, Bullgaria përkujton shpëtimin e hebrenjve bullgarë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe viktimat e Holokaustit dhe krimet kundër njerëzimit...
Plovdivi u zgjodh kryeqyteti më i mirë i verës në Evropë për vitin 2025, sipas një sondazhi të organizatës turistike European Best Destinations, njoftoi..
Të martën temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 9°. Në Sofje do të jetë rreth 4°. Para mesditës do të mbajë mot me diell në pjesën më..