Në një bisedë telefonike me Kryeministrin bullgar Bojko Borisov Sekretari Shtetëror i SHBA-së Mike Pompeo i ka përshëndetur përpjekjet e Bullgarisë për modernizimin e ushtrisë dhe për plotësimin e angazhimit ndaj NATO-së që të investojë në sferën e mbrojtjes 2% prej Produktit të saj të Brendshëm Bruto.
Borisovi ka informur për përpjekjet e kabinetit të tij për realizimin e projekteve për ndërtimin e interkonektorit të gazit me Greqinë dhe për centralin e dytë bërthamor në qytetin Belene.
Janë diskutuar rezultatet e mira të bashkëpunimit bilateral sa i përket sigurisë, kundërvënies së kontrabandës dhe trafikut të qenieve njerëzore. Janë shkëmbyer mendime për situatën në Ballkan dhe në pjesë të tjera të botës. Borisovi ka shprehur shqetësime lidhur me situatën në Siri.
Në një ceremoni në Universitetin "Vytautas Magnus" në qytetin lituanez të Kaunasit, rektori i Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski”, Prof. Georgi Vëllçev, pranoi sipas parimit të rotacionit presidencën e aleancës ndërkombëtare universitare..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°C, ndërsa në bregdetin e Detit të Zi nga 13 deri në 16°C; në Sofje – 7°C. Në mëngjes , në disa ultësira dhe lugina, dukshmëria do të jetë e kufizuar për shkak të mjegullës ose..
Në nivel koalicioni, kemi vendosur të plotësojmë kërkesat e paraqitura nga mjekët e rinj në lidhje me nivelet e pagave, tha në një takim të Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë kryetari i tij Kostadin Angellov, njoftoi gazetarja e BNR-së Milla..
Në vitin 2024, Produkti i Brendshëm Bruto i vendit tonë u rrit në terma realë me 3.4% krahasuar me vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Instituti..
Tensioni shoqëror në periudhën nga 1 korriku deri më 30 shtator të këtij viti matet me një indeks prej 6.09, i cili tregon “rreziqe të vështira për t’u..