Kisha Ortodokse Bullgare nderon sot Shenjtoren Petka – Paraskeva Tërnovska (Paraskeva e Tërnovos). Festa është quajtur nga populli Dita e Petkos. Shën Petka – një prej shenjtoreve më të nderuara në Bullgari, ka lindur në qytetin Epivat të Detit të Mermertë gjatë shekullit XI. Ka jetuar një jetë modeste dhe të devotshme, kurse pas vdekjes, eshtrat e saj janë kthyer në simbol të luftëspër ruajtjen e kulturës së krishterë nga asimilimi islamik. Gjatë vitit 1238 mbreti Iva Asen II i transferoi lipsanat e saj në qytetin e sotëm të Veliko Tërnovos, ku ruheshin deri në sundimin e tij nga turqit. Pas shtegtimeve të gjata në vitin 1641 eshtrat janë vendosur në katedralen e qytetit rumun Jash, ku gjenden dhe sot e kësaj dite. Në traditën popullore Dita e Petkos konsiderohet si fundi i vjeshtës dhe i ciklit aktiv bujqësor. Sipas traditës bëhen kurbane dhe mbahen rituale të ndryshme për shëndet dhe bereqet.
Ekspozita dokumentare "Ringjallja e Lirisë" hapet në galerinë e hapur në kopshtin e qytetit të Sofjes. Ekspozita i kushtohet Festës Kombëtare të 3 Marsit, kur shënojmë çlirimin e Bullgarisë nga sundimi osman. Organizatori i saj është Agjencia..
I ngarkuari me postin e prokurorit të përgjithshëm, Borisllav Sarafov, i dorëzoi Kuvendit Popullor propozimin për heqjen e imunitetit të katër deputetëve të Partisë “Vëzrazhdane” për shkak të vandalizmit gjatë protestës para ndërtesës së Komisionit..
Ditën e premte do të mbajë mot kryesisht i vranët, para mesditës vende-vende me mjegull në ultësira. Në disa zona, kryesisht në Bullgarinë Jugore do të ketë reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0° deri në 5°, në Sofje - 2°, ndërsa..
Rituali "Turra", kushtuar Të Lidhurve të Djathit , do të kryhet për të 32-in vit radhazi në livadhin përballë Kompleksit Etnografik "Kulata" në..
Në një ceremoni në prani të presidentit Rumen Radev, flamuri bullgar u ngrit në një shtyllë prej 21 metrash në zonën e Zvezdata pranë qytetit Etropole..
Ka tendenca pozitive demografike në vend, por askush nuk flet për to. Këtë e tha për bTV Doc. Georgi Bërdarov. Shefi i Katedrës së Gjeografisë..