Në Universitetin e Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” u inaugurua ekspozita “Tungjatjeta, emri im është Tirana!” Ekspozita prezanton 40 fotografi të vjetra të Tiranës që nga viti 1920 kur ajo u bë kryeqytet i Shqipërisë dhe përfshin periudha të ndryshme të zhvillimit të kryeqytetit. Fotografitë janë siguruar nga Muzeu Historik Kombëtar i Shqipërisë, ndërsa aktiviteti realizohet në bashkëpunim mes Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Sofje dhe Universitetit të Sofjes.
Zëvendësrektori i Universitetit doc. dr. Georgi Vëllçev përshëndeti të pranishmit duke shprehur kënaqësinë e vet për paraqitjen e ekspozitës interesante në godinën e Universitetit të Sofjes.
Ambasadorja e Shqipërisë në Sofje, Shkëlqesia e saj Donika Hoxha, vuri në dukje nga ana e vet se Tirana është themeluar që në vitin 1614 dhe rikujtoi shkurtimisht momentet më të rëndësishme të zhvillimit të saj. Ambasadorja u kushtoi vëmendje monumenteve të rëndësishme historike të qytetit, bulevardeve të mëdha dhe shesheve të Tiranës, godinave të institucioneve kulturore, duke përmendur emrat e arkitektëve të cilët kanë kontribuuar për pamjen e sotme të qytetit.
Ekspozita mund të shihet deri më 25 tetor 2019.Ministri i Kulturës Marian Baçev hapi një stendë bullgare në Panairin e 77-të Ndërkombëtar të Librit në Frankfurt. Ministrat shprehën mirënjohje për organizatorët nga Shoqata Bullgare e Librit, Instituti Bullgar i Kulturës në Berlin dhe diplomatët..
“Një libër plot humor, por edhe me të vërteta që mund të jenë të dhimbshme” – Peter Georgiev Ray hapi perden drejt romanit të tij të ri "Dita kur më morën virgjërinë", premiera e të cilit u zhvillua më 6 tetor në galerinë “Bullgarë” në kryeqytet...
Më 15 tetor, në Bibliotekën Rajonale "Dora Gabe" në qytetin Dobriç do të hapet Ekspozita Filatelike “Dobriç Fileks 2025”. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për vizitorët deri më 17 tetor dhe i kushtohet 85-vjetorit të rikthimit të Dobruxhës së Jugut në..