Në takimin e parë me Ambasadoren e re të SHBA-së në Bullgari Herro Mustafa, që u mbajt në Këshillin e Ministrave, Kryeministri Bojko Borisov deklaroi se dialogu mes dy vendeve tona është i qëndrueshëm në të gjitha nivelet dhe po pret që marrëdhëniet të vazhdojnë të zhvillohen në këtë mënyrë të mirë. Kryeministri theksoi bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, si në plan bilateral, ashtu dhe në kuadrin e NATO-s. Sipas Borisovit ka një potencial të madh për bashkëpunim në fushën e sigurisë energjetike, të zhvillimit të teknologjive të larta, të arsimit, shkencës dhe kulturës.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..