Një shishe  me uiski për 60 000 euro është theksi i Uiski Fest Sofja 2019. Aktiviteti  treditor u hap sot nga tre ambasadorë – të Britanisë së Madhe, Irlandës dhe  SHBA-së – Emma Hopkins, Michael Forbes dhe Herro Mustafa. Ambasadorja e  Britanisë së Madh Emma Hokins shënoi se për të është nder për të qenë e  pranishme për të pestin vit me radhë në hapjen e festivalit më prestigjioz të  uiskit në Evropën Qendrore dhe Lindore. Ambasadorja e SHBA-së Herro  Mustafa vuri në dukje se kjo është pjesëmarrja e saj e parë në një ngjarje shoqërore  qëkurse ajo është në Sofje – tashmë pak më shumë se një javë dhe kjo ngjarje  është pikërisht Uiski Fest. Ambasadori i Irlandës Michael Forbs theksoi se siç  përsërit tashmë katër vjet, uiski është krijuar në Irlandë. Shishja me uiski  për 60 000 euro është single mat, 72 vjeç, i distiluar në fillim të viteve  40 të shekullit të kaluar në Skoci. Nga ky uiski janë prodhuar afro 600 shishe  dhe një prej tyre është shitur në Bullgari.
Ministria e Financave publikoi projektbuxhetin e shtetit në euro për vitin 2026. Pritet që Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) të arrijë në 120.1 miliardë euro me një rritje ekonomike prej 2.7%. Të ardhurat shtetërore të planifikuara janë 51.436..
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 13°, në Sofje – rreth 8 °. Gjatë ditës do të mbajë mot i vranët, me reshje shiu në shumë zona, të cilat do të pushojnë nga perëndimi drejt lindjes. Do të fryjë erë e moderuar, ndërsa në..
Bullgaria mbështetet te përpjekjet e konsujve të nderit nga e gjithë bota në vendin tonë për të kontribuar në hapjen e partneriteteve të reja në sferat e ekonomisë, tregtisë, inovacionit, arsimit, turizmit. Vendi ynë mund të jetë më i dukshëm..
Në vitin 2024, 8.2% e personave të moshës 18 vjeç e lart që deklaruan se punonin (të punësuar ose të vetëpunësuar) në BE ishin në rrezik varfërie, sipas..
Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese që synojnë përfshirjen e qytetarëve që nuk i përkasin popullit shumicë, siç..
Bullgaria mbështetet te përpjekjet e konsujve të nderit nga e gjithë bota në vendin tonë për të kontribuar në hapjen e partneriteteve të reja në..