Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një shishe me uiski për 60 000 euro është theksi i Uiski Fest Sofja 2019

Foto: arkiv

Një shishe me uiski për 60 000 euro është theksi i Uiski Fest Sofja 2019. Aktiviteti treditor u hap sot nga tre ambasadorë – të Britanisë së Madhe, Irlandës dhe SHBA-së – Emma Hopkins, Michael Forbes dhe Herro Mustafa. Ambasadorja e Britanisë së Madh Emma Hokins shënoi se për të është nder për të qenë e pranishme për të pestin vit me radhë në hapjen e festivalit më prestigjioz të uiskit në Evropën Qendrore dhe Lindore. Ambasadorja e SHBA-së Herro Mustafa vuri në dukje se kjo është pjesëmarrja e saj e parë në një ngjarje shoqërore qëkurse ajo është në Sofje – tashmë pak më shumë se një javë dhe kjo ngjarje është pikërisht Uiski Fest. Ambasadori i Irlandës Michael Forbs theksoi se siç përsërit tashmë katër vjet, uiski është krijuar në Irlandë. Shishja me uiski për 60 000 euro është single mat, 72 vjeç, i distiluar në fillim të viteve 40 të shekullit të kaluar në Skoci. Nga ky uiski janë prodhuar afro 600 shishe dhe një prej tyre është shitur në Bullgari.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 29 prillin

Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 6 gradë. Në Sofje do të jetë rreth 5°. Do të formohen ngrica vende-vende në luginat e 8 rretheve të gjysmës lindore të vendit. Pas mëngjesit të freskët, gjatë ditës do të ketë diell në të..

botuar më 25-04-28 7.40.MD

Çmimi i gazit natyror pritet të bie me rreth 14% në maj

Gazi natyror pritet të bëhet më i lirë me rreth 14% krahasuar me çmimin aktual, njoftoi drejtori ekzekutiv i “Bulgargaz”, Veselin Sinabov, në një takim të hapur të Komisionit Rregullator të Energjisë dhe Ujit. Kjo do të thotë që një megavat-orë do të..

botuar më 25-04-28 4.29.MD

Kryeministri e njohu Antonio Koshta me potencialin e industrisë bullgare të mbrojtjes

Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Koshta dhe kryeministri Rosen Zheljazkov vizituan Uzinën Ushtarake “Arsenall” në Kazanllëk. Menaxhmenti i kompanisë prezantoi aftësitë teknologjike të uzinës, kapacitetet kryesore të prodhimit, si dhe proceset..

botuar më 25-04-28 3.33.MD