Pendarovski: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet të vazhdojnë në rrugën e aderimit në BE
Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe vende të tjera të rajonit duhet të vazhdojnë në rrugën e aderimit në BE, sepse alternativa të tjera nuk ka. Këtë e tha presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski në një konferencë për shtypin me homologun e tij shqiptar Ilir Meta në Tiranë. Zoti Pendarovski propozoi, që vendet e Ballkanit Perëndimor të organizojnë takim të nivelit të lartë, në të cilin të diskutohet zgjerimi i BE-së dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Ai shtoi, se në se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë dakord, Maqedonia e Veriut mund të organizojë këtë takim. Të dy presidentët vunë në dukje, se marrëdhëniet midis Shkupit dhe Tiranës janë të shkëlqyeshme dhe se duhet të zhvillohen edhe në të ardhmen me theks mbi ekonominë.
Serbia nënshkroi marrëveshje për krijimin e zonës së tregtisë së lire me Bashkimin Ekonomik të Evrazisë
Vendet e Bashkimit Ekonomik të Evrazisë dhe Serbia nënshkruan në Moskë një marrëveshje për krijimin e një zone të tregtisë së lire. Ditën, në të cilën kryeministrja serbe Ana Bërbaniç e vuri nënshkrimin nën dokument, nga Brukseli deklaruan, se Serbia mund të jetë pjesë e marrëveshjeve me vende dhe organizata të tjera përderisa nuk bëhet anëtare e BE-së. Pas hyrjes së vendit në BE vendi duhet të tërhiqet nga marrëveshjet dypalëshe për tregti të lirë, tha zëdhënësja e BE-së Maja Kocijançiç. Sipas saj nuk bëhet fjalë për një kusht të ri, por për një të rregull të përbashkët që është një varësi për të gjitha vendet kandidate për anëtarësi në BE.
Turqia: Marrëveshja me Rusinë për Sirinë e Veriut realizohet sipas planit
Ministri turk i mbrojtjes Hulusi Akar tha, se marrëveshja me Rusinë për normalizimin e situatës në Sirinë e Veriut realizohet sipas planit. Ai rikujtoi, se afati për tërheqjen e formacioneve kurde nga regjioni përfundon më 29 tetor në orën 18 dhe shtoi, se Ankaraja ndjek me vëmendje situatën. Sipas ministrit, Turqia nuk shfrytëzon armë kimike dhe nuk i shkel të drejtat e njeriut në kuadrin e operacionit. Më 22 tetor presidentët e Rusisë dhe Turqisë, Vlladimir Putin dhe Rexhep Tajip Erdogan në një takim në Soçi arritën marrëveshje për veprime të përbashkëta për normalizimin e situatës në Sirinë Verilindore.
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së ftoi liderët e të dy bashkive qipriote të takohen në Berlin
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antoniu Guterish ftoi liderët e të dy bashkësive qipriote të takohen në Berlin. Takimi, që duhet të mbahet më 25 nëntor do të ketë për qëllim të caktojë hapat e mëtejshëm për rimëkëmbjen e bisedimeve zyrtare paqësore. Përpjekjet për bashkimin e ishullit janë në amulli që nga viti 2017, kur bisedimet e nivelit të lartë në Zvicër për arritjen e marrëveshjes dështuan. Qiproja është e ndarë që nga viti 1974, kur pjesa e saj e veriut u pushtua nga Turqia në përgjigje të grushtshtetit nacionalist, qëllimi i të cilit ishte bashkimi i ishullit me Greqinë.
Standard&Poor's rriti rejtingun e kreditimit të Greqisë
Agjencia Ndërkombëtare e Rejtingut Standard&Poor’s rriti rejtingun e kreditimit të Greqisë deri në nivelin BB me perspektivë pozitive duke parashikuar, se ka mundësi për një rritje të re gjatë vitit 2020. Agjencia e rejtingut saktësoi, se rritja eventuale e re do të jetë në varësi të vazhdimit të reformave ekonomike nga qeveria e së djathtas centriste dhe të kufizimit të problemeve të bankave greke për shkak të kredive të pashlyeshme.
Përpiloi: Miglena Ivanova
Më 31 janar 2025 filloi podkasti i parë për bashkësitë e kishës ortodokse bullgare jashtë vendit - "Ura e Besimit”. Ideja është e ekipit të "Radio Bullgarisë" – programi për jashtë vendit i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) dhe po zbatohet në bashkëpunim me..
Studentët e Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski" vizituan Radio Bullgarinë në kuadër të studimeve të tyre në degën e "Ballkanistikës". Të ftuarve u la mbresa procesi i punës në studiot e Radios Kombëtare Bullgare, si dhe puna e shumanshme dhe..
Patriku bullgar Daniill ndodhet në Tiranë, Shqipëri, për ceremoninë mortore të Kryepeshkopit të Shqipërisë Anastasi në Katedralen “Ngjallje e Krishtit” në kryeqytetin shqiptar. Së bashku me Shenjtërinë e Tij është edhe Mitropoliti i Vracës Grigori. Me..
Në ekspozitën-konferencë High Security Printing EMEA-2025 në Bazel të Zvicrës, karta bullgare e identitetit fitoi vendin e parë për kartën më të mirë të..
Një ekip prej 12 nxënësish bullgarë të klasës së 11-të, i udhëhequr nga Elica Pavllova, fitoi vendin e parë midis pjesëmarrësve nga e gjithë bota në..
Çdo vit më 10 shkurt, festa e Shën Harallambit, peshkopit të Magnezisë, kremtohet me solemnitet të veçantë në një qytet të vogël, por të bashkuar në..