Sot Këshilli për Mediat Elektronike shpalli procedurën për zgjedhjen e drejtorit të ri të përgjithshëm të Radios Kombëtare Bullgare. Kjo u bë pasi më 17 tetor Këshilli për Mediat Elektronike ndërpriti para kohe mandatin e drejtorit të deritanishëm Svetosllav Kostov dhe zgjodhi në vendin e tij ish-udhëheqësin e drejtorisë “Arkivat” pranë BNR-së Anton Mitov. Mitov e zbaton detyrën e drejtorit përkohësisht deri në zgjidhjen e titullarit të ri në këtë post. Motivi kryesor për ndërprerjen e mandatit të Svetosllav Kostovit ishte heshtja pa precedent në eterin e programit më të madh të medias – “Horizont” për pesë orë në datën 13 shtator 2019. Svetosllav Kostovi deklaroi se do ta apelojë vendimin e organit rregullator në Gjykatë.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje - 7°. Në orët e mëngjesit, do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta në vende të ndryshme në Fushën e Danubit dhe në pjesën perëndimore të Ultësirës së Epërme Trake. Gjatë..
Rumen Radev njoftoi se nga 20 tetori i këtij viti do të udhëtojë për punë me makinën e tij personale. "Kur të miratojnë një ligj që i detyron njerëzit të bëjnë punë shtetërore me makina personale, unë do të jem në solidaritet me ta", e justifikoi ai..
Ambasadori sllovak Vasil Grivna u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme për deklaratat zyrtare të bëra nga Presidenti sllovak Peter Pellegrini gjatë vizitës së tij në Shkup më 14 tetor. Deklaratat kishin të bënin me vlerësime të papranueshme të bëra..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 13°, në Sofje - 9. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me re dhe në shumë vende do të ketë shi...
Kopshti Zoologjik i Sofjes ka një banor të ri - një leopard bore (Panthera uncia) mashkull 11-vjeçar, raportoi BNT. Ai vjen nga Kopshti..
Agjencia e Punësimit raportoi një treg pune të qëndrueshëm për shtatorin, dhe shkalla e papunësisë së regjistruar mbetet e ulët - 5.06 për qind,..