Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Centrali atomik “Kozlloduj” hap dyert për qytetarët kureshtarë

Foto: arkiv

Më 9 nëntor centrali atomik “Kozlloduj” në bregun e lumit Danub do të hapë dyer për herën e radhës për njerëzit, të cilët duan ta vëzhgojnë centralin nga afër. Vizituesit do të mund të shohin me ndihmën e udhëheqësve të posaçëm Qendrën e Informacionit, sallën e makinave dhe atë të komandës të blloqeve 5 dhe 6, do të mund të ndjekin gjithashtu demonstrime të punës me teknikë zjarrfikëse dhe matje me laboratorin mobil për monitorim të mjedisit. Centrali Atomik “Kozlloduj” është centrali i vetëm atomik në Bullgari dhe është prodhuesi më i madh i energjisë elektrike në vend, duke siguruar më shumë se 1/3 prej prodhimit vjetor elektrik kombëtar.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Angell Kënev

U zbulua një rrjet kriminal për kontrabandë dhe trafikim të vlerave kulturore me vlerë miliona euro

Një rrjet i madh kriminal për trafikim të vlerave kulturore dhe pastrim parash është shkatërruar nga Prokuroria Bullgare, Drejtoria e Përgjithshme për Luftimin e Kriminalitetit të Organizuarpranë Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së..

botuar më 25-11-20 1.40.MD

Importi i mallrave bujqësore nga Ukraina mbetet i nënshtruar licencimit

Regjimi për importimin e mallrave bujqësore nga Ukraina do të mbetet i nënshtruar licencimit vitin e ardhshëm. Kjo është e qartë nga një deklaratë e publikuar nga ministritë e ekonomisë, mjedisit dhe të bujqësisë, e cila parashikon vazhdimin e regjimit..

botuar më 25-11-20 12.03.MD

“Podkrepa” fillon protesta në administratat kryesore shtetërore

Sindikata e punonjësve administrativë “Podkrepa” fillon një sërë aksionesh proteste në administratat kryesore shtetërore në të gjithë vendin, raporton BGNES. E para prej tyre është sot, 20 nëntor, në mesditë përpara Zyrës Qendrore të Institutit..

botuar më 25-11-20 10.01.PD