Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Presidenti Klaus Johanis mori më shumë vota në zgjedhjet presidenciale në Rumani

Foto: EPA/BGNES

Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani fituesi është presidenti aktual Klaus Johanis me 39% prej votave. Në vend të dytë është ish-kryeministrja Viorica Dancila, e cila është përfaqësuesja e Partisë Socialdemokratike. Pas saj, në vend të tretë me 16% prej votave renditet Dan Barna – lideri i bashkimit të së qendrës së djathtë. Balotazhi ndërmjet kandidatëve me më së shumti vota do të zhvillohet më 24 nëntor. 


Shkupi, Beogradi dhe Tirana krijojnë “Shengen të vogël” ballkanik

Foto: vlada.mk

Kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut – Edi Rama dhe Zoran Zaev, bashkë me presidentin serb Aleksandër Vuçiç arritën marrëveshje në Ohër për krijimin e zonës së lirë të tregtisë ndërmjet të tria vendeve, e cila do të inkurajojë rritjen ekonomike dhe investimet e huaja. Nisma ishte quajtur “Shengeni i Vogël” sipas shembullit të  zonës evropiane për lëvizje të lirë. Pjesëmarrësit në takim u bën thirrje dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor të bashkohen në iniciativë. Sipas përfaqësuesit të posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor Mathew Palmer nisma për Shengenin ballkanik e ka përkrahjen e plotë të Uashingtonit.


Bosnja e Hercegovina dhe Mali i Zi nuk kanë dhënë opinion përfundimtar për “Shengenin e Vogël”

Foto: EPA/BGNES

Kryeministri i Bosnjë e Hercegovinës Denis Zvizdiç tha se Sarajeva akoma nuk ka opinion të qartë rreth të ashtuquajturit “Shengeni të Vogël”, sepse nuk disponon me mjaft informacion për këtë nismë dhe për modelet, sipas të cilave do të hiqet kontrolli kufitar. Rezerva për këtë nismë shprehu dhe ministri i ekonomisë i Malit të Zi Dragica Sekuliç, duke komentuar se çdo një iniciativë duhet të shqyrtohet nga pikëpamja e kësaj “a sjell dobi dhe a përshpejton rrugëtimin tonë drejt Bashkimit Evropian”, tha Sekuliç. Edhe Zveçdiç edhe Sekuliç ishin të pranishëm në takimin në Ohër.


Tirana kritikoi mungesën e përfaqësuesit të Kosovës në Ohër

Foto: EPA/BGNES

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama kritikoi mospjesëmarrjen e Prishtinës në takimin në Ohër. Në lidhje me nismën e re rajonale për “Shengenin ballkanik” Hashim Thaçi në një postim në Facebook ka bërë të ditur se e ka refuzuar pjesëmarrjen në këtë takim për shkak të, siç ka thënë, anashkalimit të Kosovës nga ana e Serbisë dhe mos dërgimit të ftesës për takimin e parë të mbajtur në Novi Sad. Thaçi ka komentuar se “kjo iniciativë rajonale është e pakuptimtë për aq kohë sa Serbia dhe Bosnje-Hercegovina nuk e njohin pavarësinë e Kosovës”. Nga ana e vet Edi Rama kujtoi se deri tani Prishtina ka dërguar përfaqësues të vet në samitet e liderëve të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, të zhvilluara në Sofje, Londër, Poznan, Triest, Paris, Bruksel, Vjenë, Durrës, Shkup, Sarajevë dhe Ulqin, pavarësisht se ato nuk kanë çuar në njohjen e Kosovës nga Serbia dhe Bosnjë e Hervegovina.


SHBA-ja kritikon Turqinë për blerjen e sistemit rus S-400

Foto: msb.gov.tr

Këshilltari i Presidentit Trump për sigurinë kombëtare Robert O’Brien shpalli se në takimin e ardhshëm me homologun turk Recep Tayyip Erdogan presidenti amerikan Donald Trump do të insistojë se Turqia duhet të heqë dorë nga sistemi S-400 i prodhuar në Rusi. Zoti O’Brien tha se nëse aleati i NATO-s nuk heq dorë nga ai sistem, Turqia ka të ngjarë të përballet me sanksione amerikane. Sipas SHBA-së S-400 nuk përputhet me forcat e NATO-s, mund të komprometojë programin e avionëve luftarakë F-35 dhe të ndihmojë inteligjencën ruse.

Përpiloi: Stoimen Pavllov

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Më shumë nga rubrika

 Foto/ Shkolla bullgare e së dielës

Tërmete, thatësira, turbina ere... eko-sfidat bashkojnë nxënës nga Bullgaria, Italia dhe Danimarka

Temat lidhur me burimet e rinovueshme dhe fatkeqësitë natyrore mblodhën së bashku nxënës nga shkolla bullgare e së dielës "Asen dhe Ilija Pejkovi" në Romë, Gjimnazi i Parë i Gjuhës Angleze në Sofje dhe shkolla e mesme Greve pranë Kopenhagës. Projekti..

botuar më 25-02-07 7.30.PD
Foto: Qendra e Shpëtimit të Breshkave Tokësore

Dimri i breshkave - ekipi i Qendrës së Shpëtimit pranë fshatit Banja kujdeset për mbi 200 banorë të saj

Ndërsa dimri e ngrin natyrën jashtë, të fshehura në strehëzat e tyre, të mbrojtura nga i ftohti dhe kërcënimet jashtë, breshkat flenë gjumin e tyre dimëror. Por çfarë ndodh me to gjatë kësaj periudhe? Ku ndihen më të sigurta dhe kur duhet të presim që..

botuar më 25-02-06 7.20.PD
Foto: “Shpirti Bullgar i Tokës së Shenjtë” (arkiv)

Vesella Rajçinova: Bullgarët gëzojnë një reputacion shumë të mirë në Izrael

Nuk ka statistika të sakta për numrin e bullgarëve në Izrael. Vlerësohet se hebrenjtë bullgarë të shpërngulur nga vendi ynë janë rreth 50 000. Pavarësisht nga numri i tyre, si në vende të tjera të botës, disa nga bashkatdhetarët tanë janë jashtëzakonisht të..

botuar më 25-02-05 7.15.PD