Presidenti Klaus Johanis mori më shumë vota në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani fituesi është presidenti aktual Klaus Johanis me 39% prej votave. Në vend të dytë është ish-kryeministrja Viorica Dancila, e cila është përfaqësuesja e Partisë Socialdemokratike. Pas saj, në vend të tretë me 16% prej votave renditet Dan Barna – lideri i bashkimit të së qendrës së djathtë. Balotazhi ndërmjet kandidatëve me më së shumti vota do të zhvillohet më 24 nëntor.
Shkupi, Beogradi dhe Tirana krijojnë “Shengen të vogël” ballkanik
Kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut – Edi Rama dhe Zoran Zaev, bashkë me presidentin serb Aleksandër Vuçiç arritën marrëveshje në Ohër për krijimin e zonës së lirë të tregtisë ndërmjet të tria vendeve, e cila do të inkurajojë rritjen ekonomike dhe investimet e huaja. Nisma ishte quajtur “Shengeni i Vogël” sipas shembullit të zonës evropiane për lëvizje të lirë. Pjesëmarrësit në takim u bën thirrje dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor të bashkohen në iniciativë. Sipas përfaqësuesit të posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor Mathew Palmer nisma për Shengenin ballkanik e ka përkrahjen e plotë të Uashingtonit.
Bosnja e Hercegovina dhe Mali i Zi nuk kanë dhënë opinion përfundimtar për “Shengenin e Vogël”
Kryeministri i Bosnjë e Hercegovinës Denis Zvizdiç tha se Sarajeva akoma nuk ka opinion të qartë rreth të ashtuquajturit “Shengeni të Vogël”, sepse nuk disponon me mjaft informacion për këtë nismë dhe për modelet, sipas të cilave do të hiqet kontrolli kufitar. Rezerva për këtë nismë shprehu dhe ministri i ekonomisë i Malit të Zi Dragica Sekuliç, duke komentuar se çdo një iniciativë duhet të shqyrtohet nga pikëpamja e kësaj “a sjell dobi dhe a përshpejton rrugëtimin tonë drejt Bashkimit Evropian”, tha Sekuliç. Edhe Zveçdiç edhe Sekuliç ishin të pranishëm në takimin në Ohër.
Tirana kritikoi mungesën e përfaqësuesit të Kosovës në Ohër
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama kritikoi mospjesëmarrjen e Prishtinës në takimin në Ohër. Në lidhje me nismën e re rajonale për “Shengenin ballkanik” Hashim Thaçi në një postim në Facebook ka bërë të ditur se e ka refuzuar pjesëmarrjen në këtë takim për shkak të, siç ka thënë, anashkalimit të Kosovës nga ana e Serbisë dhe mos dërgimit të ftesës për takimin e parë të mbajtur në Novi Sad. Thaçi ka komentuar se “kjo iniciativë rajonale është e pakuptimtë për aq kohë sa Serbia dhe Bosnje-Hercegovina nuk e njohin pavarësinë e Kosovës”. Nga ana e vet Edi Rama kujtoi se deri tani Prishtina ka dërguar përfaqësues të vet në samitet e liderëve të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, të zhvilluara në Sofje, Londër, Poznan, Triest, Paris, Bruksel, Vjenë, Durrës, Shkup, Sarajevë dhe Ulqin, pavarësisht se ato nuk kanë çuar në njohjen e Kosovës nga Serbia dhe Bosnjë e Hervegovina.
SHBA-ja kritikon Turqinë për blerjen e sistemit rus S-400
Këshilltari i Presidentit Trump për sigurinë kombëtare Robert O’Brien shpalli se në takimin e ardhshëm me homologun turk Recep Tayyip Erdogan presidenti amerikan Donald Trump do të insistojë se Turqia duhet të heqë dorë nga sistemi S-400 i prodhuar në Rusi. Zoti O’Brien tha se nëse aleati i NATO-s nuk heq dorë nga ai sistem, Turqia ka të ngjarë të përballet me sanksione amerikane. Sipas SHBA-së S-400 nuk përputhet me forcat e NATO-s, mund të komprometojë programin e avionëve luftarakë F-35 dhe të ndihmojë inteligjencën ruse.
Përpiloi: Stoimen Pavllov
Përgatiti në shqip: Jordanka IvanovaNë vitin 2032, Bullgaria dhe Danimarka do të zgjedhin qytetet e tyre për titullin "Kryeqyteti Evropian i Kulturës ". Procedura do të fillojë në vitin 2026, kur të dy vendet do të ftojnë zyrtarisht qytetet e tyre për të përgatitur ofertat. Kandidatët..
Në vitin 2024 ka 16 268 bullgarë të rinj, sipas raportit të komisionit nën nënpresidenten Ilijana Jotova për vitin e kaluar. Pra, për herë të parë në 4 vitet e fundit numri i personave të cilëve u është dhënë shtetësia bullgare kalon 16 000 veta. Kjo la..
Pas afro 80 vjetësh, në Bullgari u formua një koloni e re fole e pelikanit të rrezikuar dalmat. Zogjtë pushtuan ishujt artificialë të ndërtuar nga Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve në zonën e " Kompleksit Mandra-Poda " pranë Burgasit. Ky është..
Në ekspozitën-konferencë High Security Printing EMEA-2025 në Bazel të Zvicrës, karta bullgare e identitetit fitoi vendin e parë për kartën më të mirë të..
Një ekip prej 12 nxënësish bullgarë të klasës së 11-të, i udhëhequr nga Elica Pavllova, fitoi vendin e parë midis pjesëmarrësve nga e gjithë bota në..
Çdo vit më 10 shkurt, festa e Shën Harallambit, peshkopit të Magnezisë, kremtohet me solemnitet të veçantë në një qytet të vogël, por të bashkuar në..