Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vlerësime të mira për ekonominë bullgare. A i meriton?

Foto: BGNES

Me afrimin e fundvitit vlerësimit e vëzhguesve, analizatorëve dhe ekspertëve bëhen gjithnjë e më pozitive për ekonominë bullgare. Pothuajse të gjithë janë unanimë se ajo është në një formë shumë të mirë dhe se madje do të tejkalojë pritjet për rritje të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) për vitin 2019.

Në prognozën e vjeshtës Ministria bullgare e Financave vuri në dukje se pret që rritja këtë vit të jetë prej 3.4 për qind, me tendencën për një ulje të vogël prej 0.1 për qind gjatë 2020-ës. Analizat e fundit të Komisionit Evropian u bënë shkas për pritje më të mëdha për rritje të PBB-së së vendit 3.3 për qind për vitin rrjedhës në krahasim me prognozën e verës. Tashmë konsiderohet se ekonomia do të rritet për 3.6 për qind. Kjo prognozë praktikisht është si ajo e Bankës Botërore, e cila gjithashtu mendon se rritja do të jetë 3.6 për qind.

Këto shifra shkaktojnë optimizëm ndër rrethet afariste, ndër ekonomistët dhe analizatorët dhe ndër vetë konsumatorët bullgarë. Kjo shihet nga një studim i zhvilluar në Evropë me pjesëmarrjen e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, ku janë studiuar mbi 53 000 firma nga 28 shtete. Me këtë rast Kryetari i Dhomës Cvetan Simeonov tha se “viti 2019 ishte i suksesshëm për biznesin bullgar, sepse tempet e rritjes ekonomike te ne ishin relativisht të larta. Qëndrimi i biznesit për 2020-ën është madje më optimist.”

I ngjashëm është mendimi i vetë konsumatorëve, sipas të cilëve ka mundësi për përmirësim të situatës ekonomike në vend gjatë vitit të fundit, vë në dukje Instituti Kombëtar i Statistikave. Gjatë tetorit të këtij viti treguesi i përgjithshëm i miratimit të konsumatorëve rritet 1.1 për qind në krahasim me korrikun. Pritet një impuls suplementar pozitiv lidhur me festat e fundvitit – Krishtlindjet dhe Viti i Ri. Sipas një studim i sajtit pazaruvaj.com konsumatorët në Bullgari janë gati të harxhojnë nja 351 leva (180 euro) për dhurata, që është shuma më e lartë gjatë pesë viteve të fundit.

Ekonomia bullgare në të vërtetë zhvillohet mirë, por me tempe mjaftë të matura në sfondin e ish-shteteve të tjera socialiste në BE, ku rregullisht regjistrohen tempe prej mbi 5-7 për qind. Pse është kështu? Kësaj pyetjeje sipas ekspertëve mund t’i përgjigjet në një mënyre – mungesa e krahut të punës në sfondin e papunësisë simbolike prej pak mbi 4 për qind. Me këtë rast Kryeministri Bojko Borisov thotë se praktikisht në Bullgari nuk punojnë vetëm ata që nuk duan të punojnë.

Zhvillimet pozitive në ekonominë bullgare i detyrohen kryesisht kërkimit të brendshëm të konsumatorëve, i cili është i një niveli të mirë dhe ndoshta do të rritet vitin tjetër, sepse është parashikuar rritje e pagës dhe e pensioneve. Kjo do të stimulojë konsumin dhe rritjen ekonomike dhe do të kompensojë uljen eventuale të eksportit. Gjithnjë e më shumë flitet se ulja e eksportit është motori i ekspansionit ekonomik. Parametrat ekonomikë për vitin 2019 do të ishin edhe më të mira, në qoftë se nuk kishte shenja për ngecje në vendet që janë partnerët më të mëdhenj të Bullgarisë në tregtinë e jashtme, si Gjermania për shembull.

Në fund të fundit duket se viti 2019 ishte mjaftë i mirë nga pikëpamja ekonomike, ndërsa 2020-ta pritet që të jetë shumë pak më i dobët. Ekonomia bullgare po vazhdon të zhvillohet, edhe pse ngadalë, ndërsa gjendja materiale e bullgarit të përmirësohet. Kështu qe vlerësimet e mira për ekonominë tonë janë krejtësisht të merituara.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Do të modernizojnë ndërmarrjen e vetme shtetërore të përpunimit të qumështit "LB Bulgaricum"

Ka filluar modernizimi i bazës prodhuese të ndërmarrjes së vetme shtetërore të përpunimit të qumështit “LB Bulgaricum” në Vidin, siç ishte premtuar nga pushtetarët. Renovimi i bazës prodhuese do të kryhet në faza, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Në..

botuar më 24-10-07 4.36.MD

Mbërrin ngarkesa e parë e gazit natyror nga terminali i Aleksandrupolis

Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..

botuar më 24-10-03 4.51.MD

Në Burgas po hapet një uzinë për automobila të blinduar

Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..

botuar më 24-10-01 5.10.PD