Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ivet Llallova herën e pestë është atletja më e mirë e Bullgarisë

Ivet Llallova
Foto: BGNES

Vrapuesja 35-vjeçare Ivet Llallova-Kollio u zgjodh atletja më e mirë e Bullgarisë për vitin 2019 në anketën tradicionale të revistës “Atletika”.  Kjo është njohja e pestë për të, pasi u caktua atletja numër një e Bullgarisë për vitet 2004, 2005, 2008 dhe 2012. Njohjen e sivjetshme vrapuesja e meritoi pas stinës së suksesshme verore gjatë së cilës mbuloi normativat në 100 metra (11.8) dhe në 200 metra (22.45) për lojërat olimpike në Tokio vitin e ardhshëm. Në këtë forum më të madh botëror sportiv Ivet Llallova do të marrë pjesë herën e pestë. Krahas kësaj ajo regjistroi nga dy fitore për Bullgarinë, në 100 dhe në 200 metra, në Kampionatin Evropian të skuadrave në Varazhdin të Kroacisë dhe në Kampionatin Ballkanik në Pravec të Bullgarisë.  Ajo kishte vende prijëse në turnetë e Ligës Diamante dhe disa futore për klubin turk “Enka”.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Volejbollistet tanë nën 20 vjeç triumfuan në Ballkaniadën në Serbi

Kombëtarja bullgare fitoi titullin e Kampionatit Ballkanik të Volejbollit për meshkuj nën 20 vjeç, i cili u mbajt në Varniaçka Banja të Serbisë. Në finale volejbollistët bullgarë mundën vendasit me rezultat 3:1 (25:17, 22:25, 25:23, 25:21). Të..

botuar më 24-08-19 9.44.PD

Kampioni olimpik Karlos Nasar: Kufiri im është ende shumë larg

Një nga tre kampionët olimpik të Bullgarisë në Paris, Karlos Nasar, u prit solemnisht në tokën bullgare pas medaljes së tij të jashtëzakonshme të artë në kryeqytetin francez. 20-vjeçari bullgar u ngjit në majën olimpike në kategorinë deri në 89 kg..

botuar më 24-08-13 4.45.MD

Bullgaria priti me dafina kampionët e saj olimpik të mundjes Semen Novikov dhe Magomed Ramazanov

Kampionët olimpikë të mundjes Semen Novikov dhe Magomed Ramazanov u pritën solemnisht në aeroportin e Sofjes me valle, gajde dhe kurora dafine. “Ndjeva mbështetjen e çdo bullgari, synimi im i radhës është titulli botëror. Isha kampion..

botuar më 24-08-12 7.01.MD