Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shtëpia me gdhendjet në dru në fshatin Mallëk Porovec

| rinovuar më 19-12-05 6.30.MD

Një mjeshtër autodidakt nis pas ëndrrës së tij dhe vit pas viti rikrijon figurat e imagjinuara mbi drurin, duke krijuar gdhendje të mrekullueshme në shtëpinë e vet.

Marin Petrovi e kaloi tërë jetën në fshatin e lindjes Mallëk Porovec në rajonin e qytetit Isperih.

Udhëtimet e tij të shpeshta në rajonin e Luginës së Trëndafilave e bënin atë të mahnitet nga bukuria e shtëpive bullgare nga koha e Rilindjes. Shkathtësia e mjeshtërve të gdhendjeve në dru, veprat e të cilëve edhe më sot zbukurojnë muret dhe tavanet e shtëpive të Rilindjes, e ndezin në shpirtin e tij shkëndijën e cila do të digjej përderisa do të ishte gjallë.  16 vitet e fundit të jetës ai arriti të shndërrojë shtëpinë e lindjes në një kryevepër. Me gdhendjet e mrekullueshme të drurit me të cilat e zbukuroi shtëpinë, ai tregoi mahnitjen dhe përuljen para artit të mjeshtërve nga koha e Rilindjes.


Në shikim të parë Marin Petrovi ishte një njeri i zakonshëm, i cili tërë jetën ia kaloi në një fshat të vogël – tregon pronarja e sotme e shtëpisë Elena Simeonova. – Mirëpo, ai ishte një njeri me imagjinatë të pafundme, me zemër të gjerë dhe me duar të arta, i cili shfaqte admirim të paparë ndaj krijimtarisë së mjeshtërve të mëdhenj të gdhendjeve nga koha e Rilindjes. Në shtëpinë me gdhendjet mund të shihet edhe certifikata origjinale e mjeshtërit nga viti 1948, sepse ai ishte edhe punues i mobilieve. Gdhendjet në dru ai e përvetësoi vet. Në vazhdim të shumë viteve ai lexonte libra dhe përgatitej në gdhendje. Në shtëpinë e tij gjithçka është frytë e një logjike të përsosur dhe e një disipline të madhe. 

Mjeshtri Marin zbukuroi me dru të përpunuar të gjitha mobiliet, kornizat, tavanet, verandat e shtëpisë. Nga ana e jashtme e dritareve e vuri nga një maket i monumentit Shipka. Në portën e shtëpisë gdhendi fjalët “Shtëpi e hapur për secilin që dëshiron të hyjë”, sepse ai i punonte gdhendjet për të bërë njerëzit të lumtur. Ai u la njerëzve amanet me kopjen e "Rrotës së jetës” së piktorit të madh bullgar nga Rilindja Zahari Zograf.

Në këtë vepër fshihet mesazhi i mjeshtrit ndaj brezave. Këtë e kam të qartë që nga momenti i parë kur e pash rrotën në oborrin e shtëpisë – vazhdon Elena Simeonova. – Nëpërmjet saj ai sikur dëshiron të na thotë se kur në fund të jetës shikojmë prapa kuptojmë se më e rëndësishmja është se çfarë lëmë pas vetes, se çfarë është kjo me të cilën do të na kujtojnë.

Altarin e familjes mjeshtri Marin e zbukuroi me ikona të gdhendura në dru dhe me porta të altarit të cilat nuk e kanë shokun për nga bukuria dhe mjeshtëria e punimit. Me “Lindjen e Krishtit” dhe me kopjen e mrekullueshme të “Darkës së Fundit” të Leonardos të punuar prej druri ai tregoi fillimin dhe fundin e rrugës tokësore të Shpëtimtarit. Marin Petkovi formoi disa prej dhomave duke rikrijuar në to tema të ndryshme. Në “Sallën e fronit” ai rregulloi një tavolinë të madhe, dollap, oxhak dhe doemos froni mbretëror, për punimin e të cilit ai u frymëzua nga filmi “Shekulli i Artë” kushtuar mbretit Simeon të Madhi. Në “Dhomën me shpatat” mbi tërë tavanin ai gdhendi Urdhrin për Trimëri, duke përulur në këtë mënyrë para heroizmit të ushtarit bullgar. Në “Dhomën e Bardhë” e cila është plotë dritë dhe pastërti, mbi tavan i gdhendi 12 apostujt.

Marin Petkovi shfaqte interes edhe ndaj të panjohurës – tregon pronarja e shtëpisë për të ashtuquajturën dhoma arabe. – Afro dy vjet ai po përgatitej për realizimin e zbukurimit të kësaj dhome. Doemos gjithçka është e përshtatur me idenë e Rilindjes. Megjithëkëtë figurat e gdhendura mbi tavan dhe mbi kornizat dallohen me stilin e tyre arab. Mjeshtri shfrytëzoi katër lloje druri me ngjyrën e materialit më të përhapur në botën arabe – moganin e errët.

Shumë shpejtë pasi e gdhendi tërë shtëpinë ashtu siç deshi mjeshtri Marin Petkov u nda nga jeta. Thonë se shpirti i njeriut është në atë që bën, thotë Elena Simeonova, dhe shpirti i mjeshtrit ndihet në shtëpinë e tij origjinale, sepse ai ka lënë nga një copëz prej saj në çdo detaj.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: arkiv personal


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ku bullgarët do ta presin Vitin e Ri 2025?

Rreth 700 mijë bullgarë zgjedhën të udhëtojnë për të pritur Vitin e Ri. Rreth 120-130 mijë prej tyre preferuan të shkojnë jashtë vendit dhe po aq të huaj zgjedhën Bullgarinë për pushimet e tyre. Vendet më të preferuara për pritjen e Vitit të Ri 2025..

botuar më 24-12-31 3.17.MD

Verë, spa, aventurë dhe relaksim - kombinimi perfekt për pushim

Kultura e verërave në Bullgari po përjeton një lulëzim. Gjithnjë e më shumë vende dhe ngjarje tërheqin adhuruesit e verës dhe rrisin interesin për turizmin e verës. Në vitin 2024 kërkesa për degustime të verës u rrit ndjeshëm. Dhe rezervimet për..

botuar më 24-12-31 7.05.PD
Pamje nga Arbanasi

Në gjurmët e shqiptarëve në rezervatin arkitekturor Arbanasi

Rezervati arkitekturor Arbanasi pranë Veliko Tërnovos është ndër destinacionet më të preferuara për turistët. Veçanërisht tërheqëse janë manastiret dhe kishat mesjetare, njëra prej të cilave quhet "Lindja e Krishtit". Kishat e Arbanasit janë objekte..

botuar më 24-12-27 9.05.PD