Ministrja e jashtme Ekaterina Zharieva ndodhet për një vizitë dyditore zyrtare në Angolë me ftesë të homologut të saj Manuel Domingos Augusto. Vizita e një ministri të jashtëm bullgar në Luandë është e para pas vitit 1989. Qëllimi është të rimëkëmben dhe të forcohen kontaktet politike midis të dy vendeve, si dhe të inkurajohen lidhjet biznes dhe investimet e kompanive bullgare në Angolë. Krahas kësaj do të diskutohet mundësia për rimëkëmbjen e traditës që shtetas angolezë të mësojnë në universitete bullgare. Tani mezi 40 angolezë studiojnë në Bullgari kryesisht specialitete ushtarake.
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Si Komandant i Përgjithshëm Suprem, jam kategorikisht kundër dërgimit të ushtarëve nga Bullgaria në Ukrainë në çdo formë. Këtë e tha para gazetarëve presidenti Rumen Radev, i cili mori pjesë në shënimin e 35 vjetorit të themelimit të Konfederatës së..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..