90 për qind nga rritja reale ekonomike e Bullgarisë brenda 18 viteve të fundit i detyrohet rritjes së prodhimtarisë, komentoi Lëçezar Bogdanov, krye ekonomist në Institutin e Ekonomisë së Tregut. Në Bullgari krahu i punës soset, konkurrohemi me vendet e pasura evropianoperëndimore, situata demografike është e vështirë. Shansi i vetëm për prosperitet është rritja e prodhimtarisë së punës, shtoi ekonomisti. Në sajë të investimeve dhe importit të teknologjive të reja prodhimi i impianteve elektrike u rrit më se 3 herë, i makinave – më se 2 herë, ndërsa i komponentëve të automobilave – mbi 6 herë. Shihet një rënie në industrisë e qepjes dhe në prodhimin e lendeve të para. Për 10 vjet në industrinë e tekstileve u shkurtuan më se 50 mijë veta, ndërsa në sektorin IT u hapën më se 30 mijë vende të reja të punës.
Kuvendi Popullor miratoi përfundimisht, në lexim të dytë, ndryshimet në Ligjin për Nxitjen e Investimeve. Me këtë shtesë, asetet e kompanisë ruse “Lukoil” në Bullgari mund të shiten vetëm pas një vendimi të Këshillit të Ministrave dhe pas një qëndrimi..
Nuk priten tronditje në tregun e karburanteve në Bullgari, as rritje çmimesh pas sanksioneve të vendosura nga SHBA ndaj kompanive ruse të naftës “Rosneft” dhe “Lukoil”. Këtë e deklaroi për BTA kryetari i Shoqatës Bullgare të Naftës dhe Gazit,..
Kryeministri Rosen Zheljazkov thërret në orën 11:00 një mbledhje pas vendimit të SHBA-së për të vendosur sanksione ndaj “Rosneft” dhe “Lukoil”. Në takim do t’i paraqiten kryeministrit raporte mbi çështjen nga ministrat e punëve të brendshme, të..
Në vitin 2024, Produkti i Brendshëm Bruto i vendit tonë u rrit në terma realë me 3.4% krahasuar me vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Instituti..
Tensioni shoqëror në periudhën nga 1 korriku deri më 30 shtator të këtij viti matet me një indeks prej 6.09, i cili tregon “rreziqe të vështira për t’u..