Aktualisht furnizimi i ujit është çrregulluar në 17 qarqe të vendit, në 40 bashki, në 12 qytete dhe 160 fshatra. Numri i përgjithshëm i popullsisë së prekur nga regjimi i ujit është 315 000 veta, njoftoi zëvendës-ministri i zhvillimit rajonal Nikollaj Nankov në parlament. Mes qyteteve më të mëdha, të prekura nga regjimi janë Lloveç, Teteven, Pleven , Pernik, Dobriç, Kotell dhe Omurtag. Zëvendës ministri vuri në dukje se shteti duhet të orientohet drejt përdorimit sa më efektiv të fondeve evropiane dhe të mjeteve publike për rehabilitimin e rrjetit të ujit të pijshëm, i cili në pjesën më të madhe të rasteve është ndërtuar para 50-60 vjetëve. Pa ndërtimin e digave të reja dhe rehabilitimin e digave ekzistuese, Bullgaria në një plan afatgjatë është rrezikuar nga një krize serioze, lidhur me sigurimin normal të ujit të pijshëm për një pjesë të madhe të popullsisë, shtoi ministri Nankov.
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Si Komandant i Përgjithshëm Suprem, jam kategorikisht kundër dërgimit të ushtarëve nga Bullgaria në Ukrainë në çdo formë. Këtë e tha para gazetarëve presidenti Rumen Radev, i cili mori pjesë në shënimin e 35 vjetorit të themelimit të Konfederatës së..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..