Dy pacientë janë vrarë gjatë kësaj nate pas shpërthimit në spitalin për ndihmë urgjente “Pirogov” në Sofje. Supozohet se arsyeja për këtë shpërthim është ndonjë aksident me bombol oksigjeni apo avari në sistemin, i cili u jep oksigjen pacientëve. Në vendngjarje menjëherë janë dërguar tetë zjarrfikëse dhe një ekip shpëtimi. Ata e kanë lokalizuar dhe e kanë shuar zjarrin. 100 pacientë janë evakuuar. Prokuroria po zhvillon hetim.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..