Në Sofje ministri serb për inovacionet dhe teknologjitë Nenad Popović i ka bërë thirrje Ministrit bullgar të Ekonomisë Emill Karanikollov që Bullgaria të rishikojë njohjen e shtetit Kosovë. Të dy u takuan në kuadrin e Sesionit të Tretë të Komisionit të Përzier Bullgaro-Serb për Bashkëpunim Ekonomik. Popović posaçërisht ka këmbëngulur që ministri Karanikollov ta përcjellë mesazhin e tij deri tek të gjithë anëtarët e qeverisë bullgare. Bullgaria është një nga vendet, që ju kupton, sepse edhe ne, në të kaluarën kemi qenë të ndarë në bazë të shkaqeve politike dhe të tjera, është përgjigjur Karanikollov, transmeton agjencia Tanjug. Gjatë vitit 2008 Bullgaria njohu pavarësinë e shtetit më të ri ballkanik.
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Si Komandant i Përgjithshëm Suprem, jam kategorikisht kundër dërgimit të ushtarëve nga Bullgaria në Ukrainë në çdo formë. Këtë e tha para gazetarëve presidenti Rumen Radev, i cili mori pjesë në shënimin e 35 vjetorit të themelimit të Konfederatës së..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..