Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

SHBA-ja do të bashkëpunojë me Bullgarinë në fushën e mbrojtjes, energjetikës dhe teknologjive

Ambasadorja Herro Mustafa
Foto: BTA

SHBA-ja do të dërgojë një këshilltar të ri në ambasadën në Sofje, i cili të përgjigjet për temat e lidhura me lirinë e fjalës, superioritetin e ligjit dhe minoritetet, bëri të ditur ambasadorja amerikane Herro Mustafa. Diplomatja respektoi traditën e vjetër, sipas së cilës diplomatët amerikanë në Sofje e fillojnë mandatin e tyre me një ligjëratë para Klubit Atlantik. Në sferën ushtarake Sofja dhe Uashingtoni do të përpunojnë një plan 10 vjeçar për bashkëpunim, tha Mustafa. Deri tani kompanitë nga SHBA-ja kanë investuar mbi 2 mlrd dollarë në ekonominë bullgare, kanë krijuar mbi 30 000 vende pune dhe gjatë disa viteve në vijim do të përqendrohen te start up-kompanitë në sferën e teknologjive të informacionit. Energjetika është tema kyçe për Shtëpinë e Bardhë, ndërsa theksi në bisedimin midis Presidentit Donald Trump dhe Kryeministrit Bojko Borisov ka qenë tek mundësitë për shndërrimin e Bullgarisë në qendër energjetike në Ballkan, vuri në dukje ambasadorja.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 2 korrikun

Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 16 deri në 19°. Në Sofje do të jetë 18°. Gjatë ditës moti do të jetë me diell. Do të zhvillohen vranësira pasdite mbi zonat malore. Vetëm në disa vende të izoluara do të ketë shi afatshkurtër...

botuar më 25-07-01 7.40.MD
Ivan Ivanov

Agjencia për Refugjatët do të kontrollohet për shkelje financiare

Kryetari i ri i Agjencisë Shtetërore për Refugjatët, Ivan Ivanov, kërkoi nga Këshilli i Ministrave të kryhet një kontroll në institucionin që i është besuar. Auditimi duhet të konstatojë nëse ka pasur shkelje në përdorimin e fondeve nga ana e..

botuar më 25-07-01 6.57.MD

Në Manastirin e Rilës u përkujtua përvjetori i intronizimit të Patriarkut Daniil

Përvjetori i intronizimit të Patrikut bullgar Daniill u përkujtua në Manastirin e Rilës . Qindra besimtarë, klerikë dhe përfaqësues zyrtarë u mblodhën që në orët e para të mëngjesit në këtë vend të shenjtë për të nderuar përvjetorin e ngjitjes..

botuar më 25-07-01 6.37.MD