SHBA-ja do të dërgojë një këshilltar të ri në ambasadën në Sofje, i cili të përgjigjet për temat e lidhura me lirinë e fjalës, superioritetin e ligjit dhe minoritetet, bëri të ditur ambasadorja amerikane Herro Mustafa. Diplomatja respektoi traditën e vjetër, sipas së cilës diplomatët amerikanë në Sofje e fillojnë mandatin e tyre me një ligjëratë para Klubit Atlantik. Në sferën ushtarake Sofja dhe Uashingtoni do të përpunojnë një plan 10 vjeçar për bashkëpunim, tha Mustafa. Deri tani kompanitë nga SHBA-ja kanë investuar mbi 2 mlrd dollarë në ekonominë bullgare, kanë krijuar mbi 30 000 vende pune dhe gjatë disa viteve në vijim do të përqendrohen te start up-kompanitë në sferën e teknologjive të informacionit. Energjetika është tema kyçe për Shtëpinë e Bardhë, ndërsa theksi në bisedimin midis Presidentit Donald Trump dhe Kryeministrit Bojko Borisov ka qenë tek mundësitë për shndërrimin e Bullgarisë në qendër energjetike në Ballkan, vuri në dukje ambasadorja.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..