Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut do të mbrojnë qiellin bashkë

Rumen Radev
Foto: BTA

Samiti i NATO-së në Londër është një mundësi që Bullgaria të afirmohet si një faktor i stabilitetit në Ballkan dhe të mbrojë interesat e veta kombëtare, tha presidenti Rumen Radev. Nuk duhet të humbasim mundësinë historike të mbrojmë hapësirën ajrore të Maqedonisë së Veriut, theksoi kreu i shtetit. Përderisa pala bullgare shtyn bisedimet Greqia  arriti marrëveshje për këtë mision. Me mundësitë tona sot mund të plotësojmë këtë detyrë në mënyrë të plotëvlefshme, theksoi Radevi, i cili është edhe gjeneral i rezervës nga Aviacioni Ushtarak Bullgar. Tashmë u arrit marrëveshje për një takim trepalësh bullgaro-maqedono-grek mbi këtë temë, shtoi presidenti.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Po investojmë 115 milionë euro në infrastrukturën e sigurt të komunikimeve satelitore

Ministria e Inovacionit dhe Rritjes do të investojë gati 115 milionë euro në vitin 2026 në një infrastrukturë kombëtare për komunikime të sigurta satelitore dhe në projekte të përbashkëta midis biznesit dhe rretheve akademike. Fondet do të shpërndahen..

botuar më 25-11-21 5.40.MD

Parlamenti miratoi buxhetin e vitit 2026 në lexim të parë

Pavarësisht kritikave të ashpra, parlamenti miratoi në lexim të parë kornizën financiare të vitit të ardhshëm. Projektbuxheti i vitit 2026 mori mbështetjen e deputetëve nga GERB-SDS, "BSP - E Majta e Bashkuar", "Ka një Popull i tillë" (ITN), DPS -..

botuar më 25-11-21 5.11.MD

Opozita bën thirrje për pushtimin e parlamentit

Partia opozitare "Po e Vazhdojmë Ndryshimin" (PP) bëri thirrje për një protestë dhe bllokim të ndërtesës së Kuvendit Popullor për të penguar miratimin e buxhetit për vitin e ardhshëm. Deputetët po diskutojnë buxhetin në lexim të parë. PP mori..

botuar më 25-11-21 3.07.MD