Vendet në NATO ndahen në prodhues dhe në klientë-blerës. Në qoftë se je një ekonomi e fortë, me teknologji të lartë, e cila prodhon pajisje ushtarake për veten e vet dhe për eksportin, kur investon në modernizime, paratë shkojnë në ekonominë tënde dhe nuk e vështirësojnë sistemin social. Por kur je një vend, me një ekonomi më të dobët dhe nuk i prodhon këto armë, 100% nga shpenzimet të cilat i jep shkojnë tek vendet e pasura. Për ne kjo është problem, sepse kjo i ngarkon sistemet tona sociale, komenton presidenti Rumen Radev, pas takimit të nivelit të lartë të NATO-s në Londër. Kjo ndarje po e thellon greminën teknologjike dhe ekonomike në Aleancë, ka deklaruar Radevi gjatë kohës së drekës së punës me presidentin Donald Trump dhe liderët e shteteve të tjera nga Pakti, të cilët kanë shpenzime ushtarake mbi 2%.
Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore u mbajt përpara monumentit të Apostullit të Lirisë në Sofje . Homazhe bënë kreu i shtetit Rumen..
Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB), Dimitër Radev do të nënshkruajë kërkesën për një raport të jashtëzakonshëm të konvergjencës për përmbushjen e kritereve për anëtarësim në eurozonë. Kjo u bë e qartë nga një intervistë të tij për BTA, në..
Diplomacia bullgare, pa u mburrur, përdor ndikimin e saj për të liruar qytetarët bullgarë që janë pengje të Hamasit në Gazë. Falënderuam ambasadoren bullgare Sllavena Gergova dhe ambasadorin e BE-së në Izrael Dimitër Cançev, si dhe popullin dhe..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..
Kryeministri Rosen Zheljazkov ka uruar konservatorët gjermanë nga Bashkimi Demokratik i Krishterë/ Bashkimi Social i Krishterë CDU/CSU dhe liderin..