Bullgaria, shteti më i varfër në BE, tërheq investime të mëdha të huaja në sferën e teknologjive të informacionit dhe të komunikacionit, shkruan gazeta “Financial Times”. Për katër vjet këto investime u rritën pesë herë, ndërsa sektori llogariti shitje për 3.2 miliard dollarë për vitin 2018. Botimi thekson edhe kontributin e vet me hapjen e qendrës teknologjike në Sofje në prill të këtij viti me 110 nëpunës. Ndër investitorët janë edhe Facebooku dhe Banka Botërore të cilët gjithashtu hapën zyra në kryeqytetin bullgar. Gjatë vitit 2018 në Bullgari u bënë investime të huaja në përmasë 240 milion dollarë me realizimin e 16 projekteve kryesisht në Sofje në fushën e shërbimeve software dhe të teknologjive të informacionit dhe të komunikacionit, thekson gazeta.
Gjithnjë e më shumë studentë të huaj kanë zgjedhur universitetet dhe institucionet e arsimit të lartë bullgar në vitet e fundit, sipas një ankete të BTA-së mbi menaxhimin akademik. Interesi në rritje i detyrohet jo vetëm tarifave, por edhe cilësisë së..
Fshati Dellçevo, komuna e qytetit Goce Dellçev, po rivendos traditën e festimit të Ditës së Enjos (Enjovden) me një program dyditor më 21 dhe 22 qershor, njoftoi komuna e qytetit Goce Dellçev. Ngjarjet do të nisin më 21 qershor me një procesion nga..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 11 deri në 18°. Në Sofje, do të jetë 11°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell. Para mesditës, do të ketë vranësira më të konsiderueshme mbi Bullgarinë Qendrore Veriore dhe Srednogorie,..
Eurogrupi rekomandoi unanimisht që Bullgaria të bëhet anëtari i 21-të i eurozonës. Vendet e zonës së monedhës së përbashkët i rekomandojnë..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 15 deri në 21°C. Në Sofje priten rreth 17°C. Para mesditës moti do të jetë me diell. Rreth dhe..
Aeroporti “Vasill Levski” – Sofja mori çmimin ACI EUROPE "Aeroporti më i Mirë në Evropë". Dallimi është në kategorinë për aeroportet me një trafik..