Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shkupi punon për përmirësimin e konektivitetit infrastrukturor me Bullgarinë

Foto: EPA/BGNES

Në forum kushtuar lidhshmërisë energjetike ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, të zhvilluar në Strumica të Maqedonisë së Veriut, kryeministri Zoran Zaev tha se rrugët midis Sofjes dhe Shkupit janë të pështira dhe kjo duhet ndryshuar.

Për lidhjen hekurudhore që është pjesë e Korridorit Nr. 8 tashmë janë siguruar 607 mln. Euro, 60 mln. Euro të tjera janë parashikuar për rrugën nga Kumanovа deri në kufirin bullgar. Po punohet dhe për përmirësimin e pikave të kontrollit kufitar midis të dyja vendeve.

Në pjesën juglindore të Maqedonisë së Veriut do të ndërtohet një rrjet i tubacioneve të gazit, icili do të lidhë sistemin maqedonas të transmetimit të gazit me interkonektorin midis Sofjes dhe Greqisë, i cili kalon përmes qyteteve Bllagoevgrad, Sandanski dhe Petriç, shpjegoi kryeministri I Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Костадин Костадинов

"Vëzrazhdane": Rumen Radev t'i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për referendumin për euron

Lideri i partisë “Vëzrazhdane”, Kostadin Kostadinov, tha para gazetarëve në Kuvendin Popullor se presidenti Rumen Radev duhet t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për referendumin mbi euron, njoftoi BTA. Kreu i shtetit doli me një qëndrim se është e..

botuar më 25-05-15 10.49.PD

Ditën e dytë, kryeqyteti u gdhi pa tramvaje, trolejbusë dhe autobusë

Protesta e punonjësve në transportin urban në Sofje vazhdon për ditën e dytë me kërkesën për paga më të larta. Grevistët kërkojnë një rritje të pagave me 400 leva këtë vit, 500 leva vitin tjetër dhe 600 leva në vitin 2027. Me ftesë të kryetarit të..

botuar më 25-05-15 9.17.PD

Tre mediat publike në Bullgari po protestojnë për paga të mira

Punonjësit e tre mediave publike në vend - Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA), Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) dhe Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) - do të zhvillojnë sot një protestë mbarëkombëtare. Protesta, e cila do të zhvillohet nga ora 12:00..

botuar më 25-05-15 4.05.PD